Themeluesi i Amazon Jeff Bezos është rikthyer sërish si njëriu më i pasur i botës, duke kaluar Elon Musk, sipas renditjes së milionerëve të Blloomberg. Renditja e njerëzve më të pasur të botës vjen për herë të parë që nga vitit 2021. Sipas Bloomberg, pasuria neto e Bezos është 200 miliardë dollarë, ndërsa e Musk është 198 miliardë dollarë.
Në vendin e tretë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg është pronari i LVMH dhe koleksionisti i artit, Bernard Arnault, pasuria neto e të cilit arrin në 197 miliardë dollarë.
Bezos, Musk dhe Arnault kanë kërcyer në krye të renditjes së Bllomberg vitet e fundit që mat pasurinë personale bazuar në ndryshimet në tregje dhe ekonomi.