Media të huaja kanë raportuar sot ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditen e sotme ku një 34-vjeçari Rudolf Nikollaj sulmoi me thikë 5 besimtarë në Xhaminë 'Dine Hoxha'.
Prestigjiozja Associated Press raporton të gjitha detajet e ngjarjes dhe thekson se autori është prangosur nga autoritetet.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve shkruan se forcat e policisë reaguan menjëherë dhe e morën në paraburgim dhe ngjarja po hetohet.
Lajmi kryesor:
Sulm me thikë në xhaminë te Rruga e Kavajës! Autori qëllon punonjësin e picerisë dhe 4 besimtarë, arrestohet për sulm terrorist! Familjarët: Është në depresion (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al