Politikë

'Jemi 14 vite me vonesë në mbledhjen e provave', gazetari Mahmutaj: Vetë Berisha tha, më 21 janar 'do kisha vrarë jo 4 por 4 mijë'! Nuk i ka mohuar urdhrat për vrasje

20 Janar, 14:07| Përditesimi: 20 Janar, 16:03

  • Share

TIRANE - Gazetari Fatos Mahmutaj foli në Report Tv lidhur me hetimet e SPAK për ngjarjen e 21 janarit, ku mbetën të vrarë nga pushteti i Berishës 4 protestues të opozitës së asaj kohe. Vetë Mahmutaj ka qenë në protestë atë ditë në lidhje transmetimi direkt dhe gjithashtu mbeti i plagosur.

Mahmutaj thotë për Nertil Agalliun në 'Sot Live në Shqipëri', se kanë kaluar 14 vite nga ajo ngjarje, teksa jemi me vonesë në mbledhjen e fakteve.

'Ka kaluar 14 vite. Vetëm nga transmetimi do kemi provat e plotë me veprimet hetimore. Jemi 14 vjet me vonesë dhe në fazën e mbledhjes së provës. Provat janë aty. E ka thënë pas vrasjes kryeministri atëherë, do kisha vrarë jo 4 po 4 mijë. Jo vetëm qytetarët por edhe kreun e opozitës. Nuk ka mohuar vrasjet dhe urdhrin për vrasje. Çfarë pritet më për ta marrë të pandehur?'

Mahmutaj zbulon se si atë ditë shefi i gardistëve Ndrea Prendi u dhunua në zyrën e Berishës në kryeministri pasi nuk po jepte urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit.

'Shef i grupit të gardistëve Arjan Adhami, ka urdhëruar shefin e gardës Ndrea Prendi për të qëlluar mbi protestuesit. Duhej marrë në ndjekje penale. Prendi ka dhënë urdhrin direkt për të qëlluar mbi njerëzit. Kemi gardistin Altin Llupo ka qëlluar mbi njerëzit. Kemi këta 4 persona të cilët që duhet të ishin në burg. Ish ministri i Brendshëm Basha duhet të sqarojë pozicionin e tij lidhur me 21 janarin. Mendoj se ai u përdor më shumë moskryerje veprime se sa për kryerje. Nuk janë thirrur deputetët e opozitës atëherë për protestën.

Janë rrahur dhe dhunuar policët. Është vepër penale. ka pasur më pas dhunë të qytetarëve dhe disa nuk kishin lidhje me protestën. Ata që urdhëruan kanë 14 vjet dhe vazhdojnë dhe të sulmojnë akoma. Nuk është se nuk ndihen se mendojnë se sulmi është mbrojtja më e mirë. Ajo punë që duhëet të ishte 2 orë pas krimit, kemi 14 vjet dhe atë 2 orësh nuk e kemi mbaruar akoma.'

Mahmutaj shton se ekziston kopja e hard diskut të serverëve të kryeministrisë për të cilën SPAK është në dijeni.

'Adhami ka rrahur Ndrea Prendi në zyrë. Doli ditën tjetër në media me syrin e nxirë. Nuk ishte në përballje me protestuesit. E rrahën për të qëlluar mbi njerëzit. Provat ishin të mjaftueshme që nga momenti i parë. Mos të pretendohet se  nuk ka kopje të hard-diskut të serverëve. SPAK do jetë në dijeni. Nga mediat është thënë disa herë se kopja ekziston.'

Dy ditë pas protestës me 4 të vrarë, gardistët nuk lejonin prokurorët dhe hetuesit të afroheshin në vendngjarje për të sekuestruar gëzhojat.

'Do të mjaftonte fakti, në arkivin e televizionit tuaj apo të tjera, të merren pamjet filmike bruto. Kaq mjafton dhe duket kush ka qëlluar. Unë jam plagosur në 21 janar. E kisha përballë Agim Llupon dhe e kisha në tarracë Adhamin që qëllon me pistoletën e Ndrea Prendit. Prokuroria duhet të bëjë punën e vet. Dy ditë më pas isha aty në bulevard, ushtarë të gardës nuk lejonin grupin e hetuesve dhe prokurorëve të afrohej në perimetrin e caktuar. Gëzhojat ishin ti mblidhje me fshesë. Makineria e atij shteti filloi manipulimin.

Mjeku tha u vranë nga afër. Të gjithë viktimat shpalleshin puçistë. Pikësëpari janë identifikuar kush ka qëlluar mbi njerëz. Janë zbardhur. Kaq gjë dihet. Pjesa e urdhrit është një përgjim i radiove i urdhrit të Prendit të qëllohet mbi mish. Prendi del me syrin e nxirë. U rrah në zyrën e kryeministrit. Nëse kemi hyrë diku sagllam dhe del me sy të nxirë. Është logjike kjo punë. Provat ekzistojnë, por nuk ka vullnet.'

Më tej përfundon duke thënë se ende nuk ka vullnet për të zgjidhur çështjet e drejtësisë si 21 janari, Gërdeci apo edhe dosjen 'Partizani'.

'Berisha kaq kohë arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për Partizanin. Luhet kukafshehti, vaj hallin çdo ndodhi me 21 janarin. Nuk ka vullnet për ti zgjidhur.'

Ora 14:17
Gazetari Mahmutaj: Arjan Adhami goditi me grusht Ndrea Prendin më 21 janar, i mori armën dhe qëlloi drejt protestuesve nga tarraca

 

Gazetari Fatos Mahmutaj tregon në 'Sot Live në Shqipëri' për Nertil Agalliun si u plagos më 21 janar në Bulevard teksa po kryente detyrën në transmetim live.

Shefi i gardës Ndrea Prendi u dhunua në zyrën e Berishës në kryeministri, prej së cilës doli me sy të nxirë. Prendi rrëfen për Nertil Agalliun se 'Shefi i grupit të gardistëve Arjan Adhami, ka urdhëruar shefin e gardës Ndrea Prendi për të qëlluar mbi protestuesit.'

'Do të mjaftonte fakti, në arkivin e televizionit tuaj apo të tjera, të merren pamjet filmike bruto. Kaq mjafton dhe duket kush ka qëlluar. Unë jam plagosur në 21 janar. E kisha përballë Agim Llupon dhe e kisha në tarracë Adhamin që qëllon me pistoletën e Ndrea Prendit. Prokuroria duhet të bëjë punën e vet. Dy ditë më pas isha aty në bulevard, ushtarë të gardës nuk lejonin grupin e hetuesve dhe prokurorëve të afrohej në perimetrin e caktuar.

Gëzhojat ishin ti mblidhje me fshesë. Makineria e atij shteti filloi manipulimin. Mjeku tha u vranë nga afër. Të gjithë viktimat shpalleshin puçistë. Pikësëpari janë identifikuar kush ka qëlluar mbi njerëz. Janë zbardhur. Kaq gjë dihet. Pjesa e urdhrit është një përgjim i radiove i urdhrit të Prendit të qëllohet mbi mish. Prendi del me syrin e nxirë. U rrah në zyrën e kryeministrit. Nëse kemi hyrë diku sagllam dhe del me sy të nxirë. Është logjike kjo punë. Provat ekzistojnë, por nuk ka vullnet', thotë Mahmutaj. 

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jeton Fadil Gjoleka: 20/01/2025 16:57

    Si ka mundēsi qē vazhdohet e vetēm flitet pa pushim pēr njē gjē qē bēn muuu. 21 Janari ēshtē plotēsisht i qart qē krimineli hajdut sali wc ja ēshtē 100% fajtor. E çfar pritet tani pēr ta rrrasur brēnda ktē maskara me Emrin Sali Sheqere wc ja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?