Një panoramë krejt ndryshe nga kombëtarja e madhe paraqet ekipi i U-21, që pasi shkatëroi 1-5 Austrinë mbrëmë mposhti me përmbysje 3-1 Andorën.
Për këto rezultate Armando Duka shprehet: “U-21 luajti pavarësisht se ishte në disavantazh, kishte besim dhe ta kthesh ndeshjen është karakter. Kështu që U-21 është në udhën e mbarë.”
Ndërkohë trajneri i U-21 Alban Bushi thotë: “Shqipëria ka ardhur në një moment, sidomos tani që ka futbollistë të klasit 98’, 99’, 2000’, 2002’, do ketë shumë lojtarë, pothuajse dy kombëtare. Trajneri Edy Reja pas 2-3 viteve nuk do të dijë se kë do të mari dhe do të lejë lojtarë shumë të mirë jashtë. Unë mendoj se jemi bërë një Francë e vogël që ka aq shumë lojtarë sa lojtarët e mirë nuk I grumbullon fare.”
Ndësa një nga autorët e golave të kuqezinjve Giacomo Vrioni, i cili është pjesë e Juventusit deklaron: “Kemi patur shumë durim edhe pse kaluam në disavtazh. Besoj bëmë një pjesë të dytë shumë të bukur dhe ia arritëm të fitonim.”
Pavarësisht dy fitoreve kombëtares U-21 I duhet një mrekulli për të kaluar grupet e Europianit U-21. Ndeshjet e radhës janë kundër Kosovës dhe Anglisë të cilat do të luhen me 13 dhe 17 tetor.