Politikë

“Jemi disa herë më mirë se ata që e kanë traditë votën e diasporës”, KQZ: DHL do i marrë lekët nëse shërben me korrektësi

29 Prill, 15:44| Përditesimi: 29 Prill, 16:09

  • Share

12 ditë larg mbylljes së procesit të votimit të diasporës, në KQZ kanë mbërritur votat e 1/3 së emigrantëve që janë regjistruar.

KQZ është e kënaqur me procesin, dhe nuk pranon që problemet janë shqetësuese.

“Procesi nuk po dështon, kanë ardhur 70 mijë vota. Po ecën mjaft mirë pavarësisht problemeve, jemi disa herë më mirë se ata që kanë traditë në këtë proces”, tha Ilirjan Celibashi Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

30 mijë votues ende nuk kanë marrë fletët e votimit nga posta, dhe KQZ inkurajon diasporën të vendoset në komunikim me komisionin, ose postën për të gjetur zarfet e tyre.

“Kemi dy javë kohë, po i adresojmë problemet”, theksoi Celibashi.

Greqia vijon të jetë një vatër e nxehtë për shpërndarjen dhe kthimin e zarfeve, ndërkohë që Kompania Postare, nuk ka marrë ende asnjë para nga KQZ, dhe 10 mln eurot mund të mos i marrë të gjitha në fund të procesit.

“Nuk ka marrë asnjë lek. Në fund të do të bëhet vlerësimi i shërbimit, sipas cilësisë dhe korrektësisë”, u shpreh Celibashi.

Nga 245,935 zarfe që posta ka marrë në dorëzim, 216,577 u janë dhënë zgjedhësve. 70,265 vota janë kthyer pas dhe janë tashmë në KQZ, gati për tu hapur e numëruar më 11 maj, pas mbylljes së votimit këtu.

G.M./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?