Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë konferencës për shtyp nënvizoi se Shqipëria dhe SHBA kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe vlerësoi "bisedën e drejtpërdrejtë dhe të sinqertë' me kryeministrin Rama.
“Jam këtu në vizitën time të parë si Sekretar i Shtetit në Shqipëri dhe sepse ky partneritet mes dy vendeve tona është më i fortë se çka qenë ndonjëherë dhe marrëdhënia për ne është në fakt kritike për të adresuar disa çështje që janë vendimtare për popujt tanë dhe kjo është një rrugë me dy kalime dhe jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin në mënyrë që të përfitojë si populli shqiptar edhe populli në SHBA, madje edhe përtej dhe si aleat kyç i NATO-s, si një zë i rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme partneriteti dhe ndërkohë që Shqipëria ka qenë një anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit dhe sikurse iu referua në fakt edhe kryeministri gjatë vizitës me ambasadoren Linda Thomas-Greenfield dhe kemi folur për disa gjëra të cilat janë shumë të rëndësishme për punën tonë të fortë së bashku veçanërisht sa i përket penë mbajtës me njëri-tjetrin për Ukrainën, ndërsa është përballur me sulmin e Rusisë. Tani ndërsa flasim për Këshillin e Sigurimit, për këshillin e të drejtave të njeriut, kjo është një çështje e rëndësishme në fakt përfshirë edhe institucione të tjera të rëndësishme siç është UNESCO. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për rajonin, jo vetëm edhe për Europën në fakt, ka vlera dhe për botën dhe për këtë e vlerësojmë së tepërmi.Kryeministër Edi, ju falënderoj shumë që na keni mirëpritur këtu, por dhe për ngrohtësinë dhe për substancën dhe bisedën tonë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. “Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësinë, ne kemi mundësinë ta ftojmë sërish”. “Dhe kur dielli shkëlqen dhe kur nuk bie shi, është një mik i rëndësishëm”. Kjo është diçka që nuk mund t’ua shpreh sa duhet që është tribut.
Ky partneritetet mes dy vendet tona është më i fortë seç ka qenë ndonjëherë dhe marrëdhënia për ne kritike për të adresuar disa çështje, që janë vendimtare për dy popujt tanë dhe kjo është një rrugë me dy kalime. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin, dhe si aleat kyc i NATO dhe një zë kyç në KS të OKB ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Blinken në Tiranë, takim 110 minuta me Ramën: Anëtarët e krimit të organizuar të përfundojnë në gjyq! Kryeministri: Rrëzuam mitin e pandëshkueshmërisë
B.K//ReportTv.al