'Jemi favorit në Ligën e Kombeve', Dede analizon kombëtaren: Tani s'do shqetësohemi më nëse të rinjtë zgjedhin Kosovën apo Greqinë

3 Shtator 2020, 14:33| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 14:39

  • Share

Ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares Nevil Dede, për Report Tv, ka analizuar kuqezinjtë në prag të nisjes së Ligës së Kombeve, pasi nesër do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë kundër Bjellorusisë. Dede është optimist për skuadrën kombëtare pasi deklaron: “Ne jemi favorit për të dalë nga grupi. Besoj se do të bëjmë më të mirën.”

Më tej trajneri aktual i kombëtares U-19 ndan të njëjtin qëndrim me Shpëtim Duron, i cili të mërkurën për ‘Report Tv’ tha se kuqezinjtë kanë aktualisht në përbërje një ekip cilësor. Konkretisht Dede u shpreh:

“Duro ka thënë një të vërtetë. Aktualisht trajneri Reja ka në përbërje një ekip shumë cilësor. Kemi lojtarë të cilët luajnë në Seria A, madje dy portierët dhe kapitenin Hysaj, por kemi gjithashtu edhe lojtarë që aktivizohen në Bundesligë. Nuk mungojnë as të tjetër nga kampionate cilësore.”

Trajneri i 19-vjeçarë të Shqipërisë thotë se për të ardhmen kuqezinjtë nuk kanë më pse shqetësohen në rast se një lojtar i ri shkon te Kosova, Greqia apo Italia, pasi aktualisht ka shumë talente shqiptar në botë.

“Futbolli shqiptar do të ketë një të ardhme pozitive. Nuk kemi më pse shqetësohemi në rast se një futbollist i ri nuk zgjedh të luajë për Shqipërinë dhe shkon te Kosova, Maqedonia, Greqia apo Italia. Ka shumë lojtarë shqiptarë të talentuar që luajnë në disa klube në botë dhe janë cilësor.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?