Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Poloninë më 27 mars në Varshavë, për ndeshjen e parë kualifikuese për Europianin 2024 në grupin E. Ky duel do sjellë edhe debutimin e trajnerit Sylvinho me kuqezinjtë, teksa për emisionin "Sot live në Shqipëri" me gazetarët Andi Kapxhiu dhe Nertil Agalliu në Report TV, foli Rudi Vata. Nga Skocia, ish-kapiteni i Kombëtares ka treguar se mungesat do jenë të vështira për t'u zëvendësuar, teksa emrat që do aktivizohen kanë një mundësi të artë. Shqipëria në grupin E ka kundërshtar Poloninë, Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
"Lista dhe të grumbulluarit? Trajneri ka sjellë diçka të re, vjen nga shkolla braziliane dhe me Zabaletën janë një ndërthurje e mirë e futbollit amerikano-latin. Na duhet agresiviteti dhe të mbajmë topin sa më shumë. Janë trajnerë të rinj dhe kanë ambicie të ecin përpara, ashtu si ekipi. Kemi lojtarë të rinj me talent dhe potencial. Nëse krijojmë një grup të mirë, të gjithë do rriten. Fillimi është gjithmonë i bukur por sesa të zotët jemi do e kuptojmë pas 4-5 ndeshjeve. Gjimshiti dhe Broja janë shtyllat kryesore..Nuk është e lehtë t'i zëvendësojmë mungesat (Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Kastriot Dermaku, Adrian Bajrami, Keidi Bare dhe Armando Broja). Ne mendojmë se kemi lojtarë të mirë por kemi disa emra që nuk mundemi t'i kemi jashtë. Jemi kombëtare e brishtë, po mundohemi të forcohemi. Shpresojmë të forcohemi që në këtë edicion. Shpresojmë shumë sepse kemi entuziazëm. E fillojmë aty ku e la Reja, në vendin e fundit. Kundërshtarët nuk janë më të mirët në Europë por janë skuadra serioze.
Skema? Sylvinho s'ka pasur privilegjin të ketë as një miqësore. Koha dhe mungesat s'kanë punuar për të. Mundësia është e artë për futbollistët që do kenë hapësirë të luajnë. Polonia na konsideron poshtë tyre, edhe Çekia ashtu mendon. Çdo ndeshje do na sjellë fytyrë të re. Duhet të jemi agresivë dhe të disiplinuar", tha Rudi Vata.
Më pas ish-kapiteni i Kombëtares u ndal edhe te kundërshtarët si Polonia apo Çekia, teksa i cilësoi skuadra serioze por jo më të mirat në Europë. Veç saj, qëndrimi i trajnerit Sylvinho në Shqipëri shihet si diçka pozitive.
"Kualifikimi në një grup me Poloninë dhe Çekinë? Kemi punë për në Europian dhe nuk jemi gati. Nuk jemi rritur qysh nga 2016 kur morëm pjesë, prej athëherë kemi pritur rritje dhe kemi rënie. Duhet të kemi besim te vetja, s'kemi vazhdimësi. Edhe kur fitojmë të mendojmë për ndeshjen që vjen, ky është mentaliteti që na duhet. Në të ardhmen do kemi futbollistë që po rriten në Europë dhe do na japin një dorë, për të filluar një frymë të re.
Qëndrimi i Sylvihos në Shqipëri? Është diçka normale. Çdo trajner e ka detyrë të rrijë në punë, prezanca e tyre në Shqipëri është e rëndësishme edhe për lojtarët vendas. Është obligim që ai të jetë atje. Në Shqipëri mund të jetosh më mirë se në Brazil, Argjentinë dhe Portugali sepse nuk na mungon gjë. Nuk shikohen lojtarët e kombëtares nga televizioni. Është sakrificë e këndshme për të", tha Rudi Vata.
Ik ore se ngele duke bere specialistin
Përgjigju