Vjosa Osmani në stërvitjen ushtarake 'Defender Europe ’25'

Kosova & Rajoni

'Jemi krah për krah me SHBA dhe aleatët', Presidentja Osmani: Kosova është gati për t’u anëtarësuar në NATO

29 Maj, 19:22| Përditesimi: 29 Maj, 19:31

  • Share

Gjatë vizitës së saj në stërvitjen ushtarake “Defender Europe ’25”, që po zhvillohet në Kosovë nën organizimin e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe me pjesëmarrjen e dhjetëra vendeve aleate të NATO-s, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u shpreh krenare për rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim ndërkombëtar.

Presidentja theksoi se Kosova është mikëpritësja e një prej ushtrimeve më të mëdha ushtarake të këtij viti dhe se kjo është dëshmi e përkushtimit të saj ndaj paqes dhe sigurisë.

Osmani tha se Kosova është gati për t’u anëtarësuar në NATO. 

‘Sot, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizitova Defender Europe ’25 ushtrimin më të madh të këtij viti të US Army Europe, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por ka edhe nderin të jetë nikoqire. Krah për krah me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të NATO-s, vendi ynë po shkruan një kapitull të ri të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar.

Vetëm dy ditë më parë, në SHBA, diskutuam për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës. Sot, ky vizion po zbatohet në terren, në tokën tonë, përmes Defender Europe ’25 një ushtrim i përmasave të jashtëzakonshme që dëshmon përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë. Rreth 1000 pjesëtarë të FSK-së janë të angazhuar drejtpërdrejt profesionistë të barabartë me aleatët nga vendet më të fuqishme të botës. Ky është një mesazh i qartë: Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s', tha ajo. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?