Sylvester Stallone është një njeri me shumë talente, aktor, shkrimtar, producent edhe...artist!?
Me rastin e 75-vjetorit të tij, Stallone ka hapur ekspozitën me 50 piktura në muzeun ‘Osthaus Hagen’ në Hagen, të Gjermanisë.
Artisti e zbuloi dashurinë për pikturën në një moshë shumë të re. Pikturat e krijuara prej tij, të cilat shumicat janë autoportrete bazohen në surrealizmin dhe abstraksionin dhe janë të mmbushura me aksion dhe kepresivitet si vetë silmat e Stalones.
“Është nder i jashtëzakonshëm të kem punën time të varur këtu, përkrah disa prej artistëve më të mëdhenj në botë. Kjo botë e galerisë është ende është shumë e re për mua”, tha ai.
Ekspozita e quajtur “ Magjia e të qenit”, ka filluar qëndrimin në muret e muzeut më 4 dhjetor dhe do “zbresë” më 20 shkurt 2022.
Kjo është ekspozita më e madhe e pikturave nga aktori ikonë të fundit të viteve 1960 deri në ditët e sotme, por nuk është e pata pasi në 2013, Stallone pati një ekspozitë në Muzeun Shtetëror Rus në Shën Petersburg, dhe më pas përsëri në 2015 në Muzeun e Artit Modern dhe Bashkëkohor që ndodhet në Nice, Francë.