Politikë

‘Jemi në epokë të re, por të paqëndrueshme’, Starmer në Tiranë: Putin po luan lojëra! Nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve, duhet të paguajë çmimin

16 Maj, 14:04| Përditesimi: 16 Maj, 14:24

  • Share

 

Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se kemi hyrë në një epokë të re por të paqëndrueshme. Ai deklaroi se sfida më urgjente është arritja e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë. Starmer shtoi se nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve të paqes, duhet të paguajë rëndë çmimin.

“Kam kënaqësinë që të jem kryeministri i parë britanik që zhvillon një vizitë dypalëshe. Kënaqësi që të mirëpres Antonion në Londër për samitin e parë midis Mbretërisë së Bashkuar  dhe BE, moment që në fakt ka të bëjë me njohjen e faktin se shumë sfida me të cilat përballen rritja, emigracioni dhe siguria janë sfida që i ndajmë së bashku dhe vetëm zgjidhje të përbashkëta do t’i trajtojmë. Sfida më urgjente është sigurimi i një paqeje të drejtë e të qëndrueshme. Ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën hije ruse që të mbrojmë infrastrukturën tonë. Gjatë muajve të fundit, kemi punuar fort që të sjellim te koalicioni i të vullnetshmëve shumë udhëheqës politikë e ushtarake.

Ne javën e kaluar bashkë me presidentin Macron e kemi bërë këtë gjë jo si solidaritet, por edhe për kujtesë që këto janë të njëjtat vlera për të cilat luftojmë për të ardhmen, moment i rëndësishëm për Ukrainë dhe për t’u bërë bashkë dhe garantuar argumentin e mbështetur nga Trump për armëpushim të pakushtëzuar. Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum duhet të jemi të përgatitur ta ndjekim deri në fund, se nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra ndërkohë që Ukraina ka dëshmuar  se është pala e paqes dhe udhëheqjes. Britania është gati të luajë rolin e vet, dhe kjo nënkupton rritjen e shpenzimeve ushtarake deri në 2.5% të PBB deri në vitin 2025 dhe deri në 3% në parlamentin tjetër.”, u shpreh Starmer.

 


Lajmi kryesor:

Samiti/ Europa mesazh Putinit nga Tirana: Jepi fund luftës, koha për paqe! Rusia po luan! Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’


Xh.D/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?