Të enjten në orën 21:00 Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë do nisë aventurën europiane në turin e dytë të Conference League ndaj një kundërshatri si rumunët e Craiova-s, të cilët janë favoritë në letër, por ‘arma’ e shkodranëve pritet të jenë tifozët e shumtë në stadium.
“Jam i sigurtë që Vllaznia ka ardhur në formë optimale. Them se pjesmarrja në turin e dytë n aka bërë mirë për faktin e kohës së mjaftueshme për t’u përgatitur,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.
“Ajo është favorit në letër, me statistika, me buxhet, por në futboll nuk vendos buxheti apo vlera e lartë në transfermarket. Shpeshherë në futboll fiton ai që jep maksimumin dhe shpirtin në fushë,”-deklaroi Erdenis Gurishta, kapiten i Vllaznisë.
Po te enjten skuadra tjetër shqiptare Laçi, që në turin e parë të Conference League eliminoi malazezët e Iskrës, luan në transfertë kundër moldavëve të Petrocub