Deputeti Erjon Braçe jep alarmin se devijimi i shtratit të lumit Shkumbin po sjell një dëm kolosal në lagunën e Divjakës.
Në një postim në facebook Braçe tregon me hartë pasojat e këtij devijimi për të cilën prej 4 vitesh ai dhe kryetari paralajmëruan që do të ndodhë.
“Kanalet e komunikimit të lagunës me detin u taposën njeri pas tjetrit, ndërkohe që tani, komunikimi i lagunës së divjakes me detin thuajse eshte nderprere!” shkruan Braçe.
Deputeti socialist ngre zërin për ndërhyrje emergjente ekologjike.
‘Të kthehet lumi Shkumbin në shtratin e vjetër sa më parë. Ndryshimi i tij ka sjellë këto pasoja. Të ndërhyhet të mbahet hapur gryka e vetme e lagunës e të rivendoset komunikimi i lagunës me detin. Nuk ka kohë për banjo dielli. Koha ka mbaruar! Tani jemi në kohën e vdekjes se lagunës dhe parkut bashke me te!” shkruan Braçe.
O rrot mullini je deputet flit atje mos na boj si cun i mir
PërgjigjuMe te vertete z.Brace,thuaj kush e beri,pse dhe me bekimin e kujt? Mos fol me pergjithesime,por vere gishtin ne plage e rrutulloje mire! DUAM EMRA!
PërgjigjuKujt ia kerkon keto: idioteve te partise tende?
PërgjigjuEmrat, Braçe, emrat. Nuk na duhen thirrjet dhe klithmat. Emrat!
Përgjigju