Gazment Bardhi

Politikë

‘Jemi në luftë për të mbijetuar’, Bardhi me qytetarët në Patos: Të kthejmë shpresën dhe rininë

8 Prill, 11:23| Përditesimi: 8 Prill, 11:27

  • Share

Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, u takua me qytetarë dhe biznese në qytetin e Patosit. Banorët i i shprehen atij faktin se ky qytet është kthyer në një vend me pa mundësi ndërsa rinia e ka braktisur.

Përmes një postimi në Facebook Bardhi shprehet se duhet të bëhemi bashkë për për të rikthyer emigrantët në Shqipëri. Po ashtu sipas Bardhit pensionistët në qarkun e Fierit do të marrin një pension mbi 200 euro teksa rrogat do të pësojnë një rritje.

Postimi i plotë:

Të kthejmë rininë në Patos!

Në Patos është e veshtirë të takosh të rinj, sepse ata kanë ikur për të gjetur një punë. Një punë që qeveria ua premtoi për 12 vjet rresht dhe i zhgënjeu. Me kandidatin Fation Semanjaku takuam shumë prindër të mbetur vetëm, familjarë që bëjnë përpjekje të mëdha për te mbijetuar në një vend pa mundësi.

Ne duhet të bëhemi bashkë për ta ndryshuar këtë gjendje. Partia Demokratike ka një program shumë të mirë për të rikthyer emigrantët në Shqipëri. Me lehtësimin dhe përjashtimin nga taksat, me subvencionet dhe heqjen e burokracive të stërzgjatura dhe korruptive, ne do të mund t’i kthejmë Patosit njerëzit e punës. 

Brenda 100 ditëve të para, në Patos, në Qarkun e Fierit dhe në çdo qytet pensionistët do të marrim një pension mbi 200 euro. Rrogat do të rriten menjëherë, sepse çdokush meriton një jetë më të mirë dhe dinjitoze!

Vota për PD, për nr.1 është votë për familjen dhe mirëqenien!

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 08/04/2025 11:56

    O te qafsha more babale , je ne pritje qe te maresh ate qe meritoni si pd .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?