Politikë

'Jemi optimistë për një vendim pozitiv'/ Zyrtari gjerman falenderon qeverinë shqiptare për arritjet

16 Shtator 2019, 20:33| Përditesimi: 16 Shtator 2019, 20:38

  • Share

Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Gjermani, Christian Lange, ka falënderuar qeverinë shqiptare për arritjet e deritanishme në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rrugën e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Teksa ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Twitter” mesazhin e numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zyrtari gjerman e falënderon për punën dhe arritjet drejt rrugës evropiane.

“Faleminderit për punën dhe arritjet tuaja deri më tani”, shkruan Christian Lange.

Në postimin e tij në “Twitter”, Balla shkruante: “Mirënjohje Lange për vëmendjen e veçantë për Shqipërinë. Gjermania po ndihmon ngushtë në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Fillimi i bisedimeve për anëtarësim do të çojë përpara përparimin e Shqipërisë. Bundestagu do të vendosë javën e ardhshme dhe jemi optimistë për një vendim pozitiv”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?