Ndodh, sidomos në vitet e fundit, që sapo dalin rezultatet e testit PISA, e gjithë shoqëria të reagojë ashpër. E nisin si gjithnjë politikanët. Ata në pushtet ia lenë peshën pa asnjë mëdyshje paraardhësve, por në këtë vit kanë pasur një justifikim deridiku të drejtë, që lidhet me inercinë e pasojave të tërmetit dhe pandemisë. Opozita nuk lë shteg dhe e shfrytëzon me sa të mundet duke u marrë me politikat dhe primatët e Arsimit, po edhe militantët e politikës që i kemi të mbjellë si drejtorë në shkolla. Dhe, për këtë nuk mund t’u vihet asnjë faj. Pjesa tjetër është Shoqëria Civile, që u duhet vlerësimi i PISA-s, pasi me këtë kanë mundësi të shtyhen me ndonjë projekt shtesë dhe, pastaj, një turmë njerëzish e gjithfarëllojshme që nuk e lenë mundësinë për ta shprehur protagonizmin. Veçse, arsimi nuk jep pikë për zgjedhje dhe më shumë akoma cilësia e tij lë shumë për të dëshiruar. Shpejt edhe këta shfryhen dhe arsimi harrohet, bashkë me nivelin dhe kurrikulat. Në një Vëzhgim Kombëtar “Rinia, regres apo progres”, konstatohej se pjesa më e madhe nuk e shihte të ardhmen në vend, kurse rreth 76% e tyre shpreheshin se donin të emigronin për të mos u kthyer më dhe 58% nuk donin fare të riktheheshin, shkruhej kohë më parë (ORA, 2022).
Ka ardhur koha që të gjithë u kundërvihen të gjithëve pas rezultateve të “PISA”, por pak shikojnë te vetja një pjesë faji në këto rezultate. Politika, media, specialistët e arsimit vetë, OJQ-të vetëm kritikojnë. Tolerohet deri në absurditet dhe në media ka kulte të njerëzve, që nuk kanë mësuar kurrë si duhet; prindërit që bëjnë presion dhe kërkojnë që fëmijët e tyre të kenë vetëm rezultate të mira; tolerohen mësues që vazhdojnë dhe janë gjithnjë e më të dobët nga ana profesionale dhe gjithnjë e më të fortë nga ana politike; ndërkaq politika i ka si numra mësuesit në platforma lëbyrëse dhe i mbledh në kohë fushatash. Reforma Arsimore dukshëm nuk i arriti nivelet, kurse Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë, dhe Inovacionin 2023-2030 kërkon një financim të paktën 274 milionë totalë për realizimin e të gjithë objektivave të vendosura në të. Dokumenti i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare nënvizon se hendeku finance i strategjisë është 28.8 për qind apo 79 milionë euro. (Monitor, 2023)
Në fakt, ia vlen të sillen të dhënat e Eurostat mbi shpenzimet qeveritare të disa prej shteteve evropiane për vitin 2021 në sektorin e “kërkimit dhe zhvillimit”. Referuar këtij dokumenti, sjellë nga SCAN: totali i shpenzimeve të vendeve të Bashkimit Evropian është në vlerën e 328.48 miliardë eurove kurse mesatarja aty pranë 12.1 miliardë eurove. “E thënë ndryshe shpenzimet e planifikuara të Shqipërisë janë sa 0.13% e shpenzimeve që bëjnë vendet e Bashkimit Europian brenda një viti, ose 756 herë më pak. Vendi që rezulton me shpenzimet më të larta për “kërkim dhe zhvillim” është Gjermania me rreth 112.85 miliardë euro, ndiqet nga Franca me 55 miliardë euro dhe Italia me 26.51 miliardë euro. Ndërkohë në fund të kësaj renditje qëndron Malta me vetëm 94.99 milionë euro, por 6-fish më shumë se shpenzimet që alokon Shqipëria për sektorin e “kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit”. Në vendin e parafundit gjendet Qipro me 208 milionë euro, ndërkohë që Letonia shpenzon 232 milionë euro, ndërsa Serbia 530 milionë lekë ose 35-fish më shumë se Shqipëria” (Scan, 2023).
A ka zgjidhje? Me këto që shohim, që gjykojmë prej retorikës së politikës dhe predispozitës së saj, që në vend të shohë problemin bazik na prezanton mrekullitë është: kthimi tek mësuesit idealistë, bash ata që ta bëjnë shkollën e dashur. Niveli i mësuesve vazhdon të dobësohet frikshëm, paçka se programet nuk mund të thuhet se janë të dobëta. Në një debat ekspertësh, para pak kohësh te Report TV, flitej për nevojën e rishikimit të kurrikulave, por ekspertët e kuptojnë se programi mësimor është i mirë, por nuk zbatohet ose më keq nuk kuptohet nga vetë mësuesit.
Ndrec Nduc Gjoka, mësuesi i përjetësuar, për përpjekjen e tij jo vetëm hapi shkolla, por u mundua të tregonte përmes shembullit të tij se pse duhej të mësohej dhe pse ishte i dobishëm arsimi. Kuptohet se ishte aq i dashur në Demokraci saqë edhe bustin ia fshehën në fillim të viteve ’90, ngaqë kishin frikë prej neokomunistëve, tashmë me emra të rinj. Por, idealistët kanë kohë që nuk i duan më në Shqipëri, kurse 27-vjeçari (Aq ishte kur e vranë 80 vite më parë) ia lënë në mes ëndrrën për ndriçimin e bashkëvendasve me arsimin, kulturën dhe mbrothësinë. Mësuesi që hapi dritën në Kosovë e veri të Shqipërisë ka lanë një mësim, atëherë as kur nuk mendohej projekti “PISA”, se nxënësit e mirë, i bëjnë dhe i edukojnë mësuesit idealistë. Këta, sot, i shkatërroi politika dhe jo më pak mungesa e dinjitetit e shumë syresh. Ndaj, mirupafshim, një vit më pas, me gjasa në të njëjtin vend e me shpresë për pak vende më shumë në klasifikimin e “PISA”. (Javanews)
I Nderuar Z.Andoni! Do te doja qe ne vazhdim te shkrimit tuaj te shtoja se: Shkaterrimi ne Arsim filloi ne vitet 90, kur vlera e mendjes u zerua nga parate e shpejta te emigracionit!Dhe megjithese u rrit vlera para disa Vitesh ra prape ne zero sot!Nga paraja e piset! Persa i perkete cilesise ashtu si ne cdo qelize te shoqerise Shqiptare, piramida e vlerave eshte kthyer me kok poshte edhe ne Arsim! Vulen ja kemi vene kur barazuam cilesisht te gjithe Universitetet!!! Ata qe i blene diplomat pasi ngelen te papune, apo nuk kishin kohe te studionin pasi ishin ne emigracion sot drejtojne!Ata qe meqenese ishin Zooteknik dhe Agronom(me gjithe respektin per keto 2 Profesione Fisnike) por qe i blene diplomat nga papunesia sot percojne dije ne Arsim! Dhe ata qe duhet te japin mesim pasi studiuan 5 Vite u duhet ne Shtepi te rrine! Dhe problemi eshte se nese ketyre te pareve nuk u vjen hic keq te paguajne per te qene pjese e Arsimit, ashtu sic nuk u vjen hic keq te paguajne per te dhene mesim ne Gjimnaz, jo se jane te afte por aty paguhen me mire! I nxjerrin leket qe kane paguar edhe ngel per darka dreka! Te afteve u vjen zor te paguajne! Ama nuk paguani ju, aty pa pune te rrini se nuk kemi hic nevoj per ju!!! Ne kohen kur kishte vlere arsimi ne Gjimnaz jepnin mesim ata qe kishin mbaruar UT! Mirpo UT sot eshte barazuar me korespondencen ne nje rreth te larget ku shiteshin diplomat ne pazar sa jane bere edhe barsaleta asnje pike me shume nuk merr! Pra le tja fusim vrapit nga ky vend nese duam te arsimojme Cilesisht Femijet!! Ketu e ka marre Injoranca Uraten dhe ste le te besh Cap. Vras mendjen qe perse gjithe Mendjendriturit tane kane vdekur ne Emigrim? Dhe them me vete edhe ata kete problem do kene patur! Dhe me kujtohet pershkrimi i Kuvendit nga Konica! Dhe qesh! Te lus te qeshesh edhe ti Zoti Andoni!!
PërgjigjuProblemi tek mësuesia është se drejtorët e shkollave i vendos partia. Në momentin që një mësues i mirë e me eksperiencë shikon një militant partie drejtues, demoralizohet dhe kemi këtë produkt rinor të shkalafitur.
PërgjigjuKa vite qe nuk ka mesuesa idealiste por,as mesuesa te disiplinuar ne perpjekie per plotesimin e detyrave mesimore.Jemi 33-vite pas permbysjes te diktatures.Ne 30-vite diktature u ngriten shkolla ne cdo fshat,(natyrisht jo te bukura si ato qe ndertohen sot ne Tirane e kudo).Te gjitha shkollat e asaj kohe u plotesuan me laboratoret e nevojshem,qe sot nuk egzistojne.Pati shkolla te mesme ne qendrat e medha urbane ku pati edhe laboratore per vezhgime hapsinore.Po sot,a ka ndonje te tille?Universitetet u ngriten ,si kerpurdhat pas shiut,per te dhene diploma por jo per pune shkencore.Keto gjera vertet kerkojne financime dhe shperblime me honorare e tituj por,me shume kerkojne pune e perkushtim.
PërgjigjuPO MOR KA FASADA XHAMI SUPER TW BUKURA.... POR SKA MJETE LABURATORIKE E AS MSUS... PARTIA KA NDRYSHUAR.... SESHT MA AJO E PARA.... MBIZOTERON DILENTAUIZMI, LEPIRJA, INJORANCA.... FODULLEKU....