'Jemi rritur ndeshjet e fundit', Devolli optimist për derbin me Partizanin! Mehmeti: Dinamo do ta ketë të vështirë

24 Shkurt 2022, 14:53| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 15:53

  • Share

Derbi Dinamo-Partizani, që do të luhet të premten në orën 19:45 në Elbasan Arena, është një nga dy ndeshjet hapëse të javës së 22 të Superligës. ‘Nëndetësja’ e drejtuar nga Devolli dhe që Lufton për mbijetesë ka 4 humbje rradhazi, ndërsa Partizani sëfundmi e ka marrë veten duke siguruar 7 pikë në 3 ndeshje.

“Nga ndeshja e parë me Partizanin deri në ndeshjen me Teutën ekipi ka ardhur në rritje. Shkojmë shkelim zonën dhe krijojmë raste. Kjo më bën optimist dhe për nesër,”-deklaroi Bledar Devolli, trajner i Dinamos.

“Dinamo e ka shumë të vështirë, ka bërë mirë, por rezultatet janë ato që të japin entuziazëm. Nëqoftëse nuk merr rezultate atëherë skuadra kalon në ngërç psikologjik,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Sfida tjetër e ditës së premte është mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Shkodranët duan fitoren për vendet e larta në klasifikim, por Skënderbeu pas humbjes së fundit me Egnatian dhe sidomos renditjes ku gjendet në vendin e 10 nuk ka opsion tjetër veçse fitores.

“Më tepër se kurrë na bëjnë punë pikët se sa loja e mirë. Gjëja e fundit që mund të mendoj është dorëzimi,”-tha Migen Memelli, trajner i Skënderbeut.

Ndeshjet e tjera të kësaj jave janë Egnatia-Kastrioti, Tirana-Laçi dhe Kukësi-Teuta.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?