Këngëtarja Eli Malaj

'Jemi zemërthyer', Ersild Ishmi që u vra në Velipojë i njohuri i këngëtares: Le pas dy fëmijë pa baba

20 Gusht, 20:38| Përditesimi: 20 Gusht, 21:01

  • Share

Një prej viktimave, Ersild Ishmi, i cili gjeti vdekjen nga plumbat e armës së vëllezërve Frroku, Eduart dhe Gëzim Frroku duket se është i njohur i këngëtares Eli Malaj.

Ishmi, së bashku me kunatin e tij (burrin e motrës), Arsid Hoxhën, shkuan mbrëmjen e djeshme (19 gusht) në hotelin “Holiday”, në Velipojë, në pronësi të dy vëllezërve Frroku ku dhe u vranë nga këta të fundit.

Këngëtarja e njohur Eli Malaj, e cila mësohet se ka njohje me dy familjet, Hoxha dhe Ishmi, ndërsa në llogarinë e saj në “Instagram”, Malaj ka postuar një foto të së ndjerit, Ersild Ishmi teksa bën me dije se ai ishte babai i dy fëmijëve të mitur.

“Një nanë e babë mbeten pa djalë, një nuse pa bashkëshort e dy femi pa babë .. familjar e shoqni me zemer të thyme, ku po shkon kjo rini, lamtumirë Ardisi jonë ..qofsh mirë me Zotin ???? Ngushellimet e mia familjes Ishmi”, shkruan këngëtarja.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?