Jemin Gjana, anëtar i Këshillit Kombëtar, thotë se është në PD për një institucion legal dhe se nuk është as me Berishën e as me Bashën, por me PD-në. Gjana tha se 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, që u krijuan një ditë më parë nuk duhet të jenë më pjesë e PD-së. Ai tha se është pro rezolutës dhe se
Jemin Gjana: Jam sot se jam votuar për të vënë një institucion legal në PD. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu nga disa që ishin dje aty. Jam këtu sepse i vetmi individ, ndjesë për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj dhe kam marrë pjesë në Kuvendin e parë të PD-së, që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush këtë luk do ta quaj. Në kryesi u ka thënë kolegëve që asnjëherë që nga dita e parë e deri më sot nuk jam as me Berishën, as me Selamin, as me Shehun e as me Bashën. Jam me PD-në. Dhe jam sot këtu se kam qenë 30 vite pa ndërprerje tek institucionet legale të PD-së. Jam pro vendimeve të marra në kryesinë e PD-së. Nuk do të përjashtojmë ata që kanë shkuar në stadium, se janë të lirë të shkojnë kudo. Ata që kanë bërë një grup 29 anëtarët e komisionit të Rithemelimit, siç kemi bërë në ’97, ata nuk mund të jenë në 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua të them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit. Por njerzit nuk i lëshuam dhe nuk duhet t’i lëshojmë njerëzit. Trupa e PD-së, duhet të shtrihet në terren, Atje duhet të bëjmë debatin, shkruan Shqiptarja.com.
Lajmi kryesor:
Basha hakmerret, shkarkon nga pozicionet drejtuese grupin 'berishian'! Këshilli Kombëtar voton për largimin e Palokës, 5 anëtarëve të Kryesisë e 4 sekretarëve! Berisha nuk preket
M.Q./ReportTv.al