Deputeti socialiste Eduard Shalsi mbajti fjalën e fundit në foltoren e Kuvendit përpara se të miratohej projekt buxheti i vitit 2025 me 75 vota pro. Shalsi fillimisht shprehu ngushëllimet për humbjen e jetës së 14 vjeçarit pas goditjes me thikë dje pranë shkollës Fan Noli.
Më tej akuzoi opozitën se po e përdorin për politikë këtë rast. Sakaq, vlerësoi projekt buxhetin e vitit të ardhshëm duke nënvizuar shtimin e investimeve, uljen e papunësisë dhe rritjen e konsumit.
'Thellësisht i trishtuar dhe madje i mbushur me indinjatë të madhe nga humbja tragjike e jetës së një djaloshi. Ngushëllimet tona shkojnë me familjarët. Bëj një thirrje për pjesën racionale tuajin për shkak të sjelljes tuaj që e përdorën për kapital politik këtë ngjarje. Kjo forcë politike që mishëroi dhunën dhe agresivitetin kur arriti klimaksin kur sulmoi selinë e PD apo kur përdori fëmijët në protestë. Kjo ngjarje tragjike është një këmbanë mbi rëndësinë për të adresuar dhunën, për të marrë përgjegjësinë tona.
Ti shndërrojmë ngjarje të tilla në leksione për të rritur ndërgjegjësimin, për të marrë angazhim të fortë së bashku të kultivojmë respektin mes nxënësve, mësuesve. Investimet e huaja direkte po kapin shifrën 1.6 mld euro. Vëllimi ekonomik rritet në mënyrë të qëndrueshme. Papunësia në nivelet e ulëta. Prodhimi i përgjithshëm bruto ka kapur shifrën 25 mld euro. Konsumi për fatin tuaj të keq është rritur 10.4%.
Dëgjova një deputet, nuk është këtu, dhe në fakt nuk ju marr seriozisht, një pjesë tuajën më duhet ta them, i cili institucionet e huaja, i quan patronazhist të huaj. Po për fatin tuaj të keq dhe për fatin e mirë të shqiptarëve, Fondi Monetar Ndërkombëtar dëshmoi që ekonomia shqiptare është akonomia më e fortë në rajon, po kështu Standard and Poor's dhe Moody's respektivisht klasifikuan Shqipërinë nga B+ në BB- dhe nga B1 në BA3 si kurrë më parë në historinë e tranzicionit shqiptar. Për fatin tuaj të keq inflacioni po normalizohet.
Ndaj të nderuar kolegë deputetë, jeni krejtësisht jashtë realitetit. Ndoshta ngaqë rrini gjithë ditën me njëri-tjetrin dhe helmatisni, nuk bëni gjë tjetër veçse toksifikoni njëri-tjetrin, por ka indikatorë të rëndësishëm që dëshmojnë se Shqipëria po përjeton një momentum, për të cilën kjo mazhorancë, kjo qeveri dhe ky kryeministër, ka një meritë të jashtëzakonshme. Varfërinë tuaj të ideve po mundoheni ta tregoni si varfëri të shqiptarëve, ndërkohë zymtësinë tuaj, si mungesë të prespektivës së shqiptarëve. Pse? Sepse edhe mendimet, edhe opinionet tuaja formësohen nga dëshirat e secilit prej jush. Për të lëpirë aty ku ka pështyrë. Për çfarë? Për një pozicion deputeti!
Ndaj kjo forcë, kjo mazhorancë që ka treguar se ka një fuqi të jashtëzakonshme transformuese, objektivin madhor do të vazhdojë ta ndjekë me këmbëngulje, pasion, vullnet, profesionalizëm. Mbaheni mend këtë kohë! Edhe koleges parafolëse do t’i them (Jorida Tabaku), keni çdo vit që thoni buxheti i fundit, por do ta dëgjoni edhe vitin tjetër, edhe vitin tjetër, edhe vitin tjetër (e përsërit tre herë), sepse objektivi ynë madhor, tashmë që procesi i negociatave është hapur, është të ngulim flamurin e Shqipërisë, në oborrin e Bashkimit Europian! Dhe për këtë nuk ka forcë që ta pengojë qeverinë shqiptare dhe mazhorancën”.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton në parim pr/buxhetin e vitit 2025, PS kalon portofolin 8.2 miliardë euro me 75 vota! PD-së i dështon protesta
G.K//ReportTv.al