Gjykata e Apelit

Kronikë

Apeli në Tiranë pa masa sigurie shtesë, një person kërcënon rojën e sigurisë: Jeni për t’u vrarë të gjithë! Shoqërohet në Polici

10 Tetor, 11:52| Përditesimi: 10 Tetor, 13:19

  • Share

TIRANË- Një person është shoqëruar nga Policia e Tiranës pasi ka kërcënuar punonjësin e sigurisë në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm në kryeqytet. Gentian Mali ka qenë duke pritur punonjësin e sigurisë, i cili duhej ti ushtronte kontroll që të futej brenda në ambientet e gjykatës. Por, Mali është nervozuar nga pritja dhe mësohet se ka pasur një debat verbal me punonjësin e sigurisë, të cilit me tone kërcënuese i është drejtuar me fjalët “jeni për tu vrarë të gjithë”.

Gentian Mali kërkonte të futej në ambientet e gjykatës për të marrë informacion për një gjyq që kishte i vëllai i tij. Duke qenë se punonjësi i sigurisë nuk ishte aty në momentin që Mali duhej të kalonte detektorin, ai është nervozuar, duke pretenduar se po vonohej pasi ishte shofer furgoni që shoqëronte fëmijë.

Në momentin kur punonjësi i sigurisë ka mbërritur për kontrollin ka nisur edhe debati verbal, çka ka bërë që të dy të shoqërohen nga Policia e Tiranës, por punonjësi i sigurisë, në varësi të gjykatës, ka deklaruar se nuk do të ngrejë kallëzim.

Gentian Mali është kunati (bashkëshorti i motrës) i shtetasit Lazër Vladaj, ky i fundit i arrestuar disa kohë më parë në Han të Hotit për qëllim ekstradimi.  Vladaj kishte seancën për shqyrtimin e ankimit të bërë në Apel këtë të premte, dhe Mali ishte bashkë me familjarë të tjerë në gjykatë. 

Lazër Vladaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. 44-vjeçari, është dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim. Kapja e tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë dhe është në pritje të vendimit gjyqësor në Tiranë.

Ngjarja vjen pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit më datë 6 tetor. Ngjarja ngjalli edhe debat se kush duhet ta garantojë sigurinë në gjykata apo institucione të tjera të drejtësisë. Që pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, në Gjykatën e Apelit nuk ka asnjë shtim të masave të sigurisë, veçse një skaneri për kontrolle që iu është dhuruar nga GJKKO.

Kush e ka përgjegjësinë për ruajtjen e Gjykatave?

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalja në sallën e gjyqit, debati që dominoi opinion publik dhe solli akuza edhe mes inistucuoneve ishte pyetja se kush është përgjegjës për garantimin e sigurisë në gjykata. KLGJ publikoi shkresat me Policinë e Shtetit ku në bazë të një VKM-je të vitit 2010 i kishte kërkuar masa për garantimin e sallave të gjyqeve me policë. Sipas KLGJ, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.

Por, një VKM e vitit 2020 ngarkon me përgjegjësi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për hartimin e politikave për rregullin dhe sigurinë, përkatësisht në Gjykata dhe prokuroritë e vendit. Elementi më i rëndësishëm në këtë VKM është “punonjësi i sigurisë” i cili është përgjegjësi kryesor që garanton rregullin dhe sigurinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 10/10/2025 12:11

    Keta po provokojne popullin do te kete protesta ku mijera njerez do protestojne para gjykatave...thirrini mendjes

    Përgjigju
    • Luan tastiere: 10/10/2025 13:46

      Jepi trim

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?