Në kuadër të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Ambasada e SHBA në Tiranë organizoi një aktivitet të posaçëm për të promovuar vlerat themelore të demokracisë amerikane, me fokus të veçantë në lirinë e shprehjes dhe rolin e shtypit të lirë.
Gazetarët ndër të tjera diskutuan përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë me reporteren politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary.
Gjatë fjalës së saj ajo nënvizoi se gazetarët janë sytë dhe veshët e popullit.
“Është Dita e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara - e themeluar nga Kongresi në vitin 1956 për të nxitur të gjithë amerikanët të mësojnë më shumë rreth Kushtetutës së tyre! Në prag të kësaj dite, Ambasada e SHBA organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë. “Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,” u kujtoi Geary gazetarëve përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit", thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.
Komente
