Nëse nuk po u kushtoni rëndësinë e duhur ushqimeve që konsumoni në darkë, po bëni gabimin më të madh, pasi konsumi i disa ushqimeve mund t'ju shkaktojnë probleme me stomakun, gjumin jo të rehatshëm dhe shtimin në peshë.
Por cilat janë këto ushqime?
Ushqime të yndyrshme
Ushqimet e yndyrshme nuk duhen ngrënë gjatë natës pasi janë të vështira për t’u tretur. Gjithashtu, ato mund të ndërhyjnë në funksionet e traktit gastrointestinal.
Ushqime pikante
Ngrënia e ushqimeve pikante gjatë natës mund të shkaktojë urth, që është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga dhimbje djegëse në pjesën e poshtme të gjoksit, shije acide në gojë etj.
Pica, makarona, patate
Edhe pse karbohidratet janë thelbësore për energjinë, këshillohet të mos hani ushqime që përmbajnë karbohidrate gjatë darkës, pasi ato janë ushqime me glicemi të lartë dhe për këtë arsye mund të përthithen në qarkullimin e gjakut me shpejtësi. Kjo do të thotë se nëse nuk do të ushtroheni ose nuk bëni ndonjë ushtrim fizik, ato do të ruhen në trup si yndyrë, duke ju bërë të shtoni peshë. Prandaj, duhet ta mbani larg sheqerin e papërpunuar, picat, makaronat dhe patatet.
Çokollata
Çokollatat përmbajnë kafeinë që mund të shkaktojë probleme me gjumin. Kafeina shoqërohet gjithashtu me probleme që përfshijnë shqetësimin, nervozizmin, të përzierat, acarimin e stomakut, rritjen e rrahjeve të zemrës etj.