Aleanca Bashkimi Popullor, Emigracioni, Ora e Shqipërisë dhe Konservatorët, e përfaqësuar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar me kryetar Selami Jenishehri, ka depozituar sërish ankesë në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve 2021 dhe ato vendore të 2023.
Në dokumentin drejtuar KQZ dhe KAS, ABEOK thotë se Komisioni Rregullator shpalli rezultatin e zgjedhjeve të 2021 pa marrë parasysh ankesën e tyre, për të cilën thotë se nuk është shqyrtuar aspak. Sipas Jenishehrit, KQZ ka shkelur Kodin Zgjedhor duke nxjerrë rezultatin zgjedhor pa shqyrtuar ankesat.
"Në këte pozicion subjekti zgjedhor A.B.E.O.K. në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 për Kuvendin e Shqipërisë kërkon të shpallen të pavlefshme, të ndërpriten mandatet e deputetëve te dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021, të shpallen te pavlefshme zgjedhjet vendore të vitit 2023, të shpallet e pavlefshme zgjedhja e Presidentit, si dhe të shpallet e pavlefshme thirrja e zgjedhjeve te 11 Majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë.", thuhet mes të tjerash në ankesë.
Kërkesa e plotë:
Drejtuar:
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (K.Q.Z.)
Komisionit të ankimimeve dhe Sanksioneve (K.A.S.)
Ankues:
Koalicioni A.B.E.O.K. (Aleanca Bashkimi Popullor, Emigracioni, Ora e Shqipërisë dhe Konservatorët) e përfaqësuar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar me kryetar Selami Jenishehri.
Adresë:
Rr. Muhamet Gjollesha tek ish Shtypshkronja 8 Nëntori k/3 Tiranë.
Referimi i vendimit që ankimohet.
K.Q.Z. (Komisioni Rregullator) me dt 13.07.2021 ka marrë vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dt. 25 Prill 2021, ndërkohë që ne dt. 14.06.2021 koalicioni A.B.E.O.K. (subjekt zgjedhor) në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 ka depozituar një kërkesë ankimore që ende sot nuk është shqyrtuar pa asnjë shkak.
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, me dt 15.06.2021 ka depozituar një kërkesë ankimore (për votuesit jashtë Shqipërisë) dhe kjo kërkesë ankimore ka vazhduar shqyrtimin deri me dt. 22.07.2021. Pra pa mbaruar ankimet me dt. 13.07.2021 (K.Q.Z.) Komisioni Rregullator ka nxjerrë rezultatet përfundimtare, pra ka shkelur ligjin (Kodin Zgjedhor neni 167 të lit d) sipas nenit 160 dhe 161 zgjedhjet e 25 Prillit 2021 janë të pavlefshme dhe sipas neneve 162 dhe 163 shpërndarja e mandateve deputetëve janë të paligjshme dhe për pasojë thirrja e parlamentit me dt. 10.09.2021, zgjedhja e parlamentit, zgjedhjet vendore te 2023 dhe zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Baza ligjore:
Neni 20, 160, 161, 162, 163, 167 etj.
Të nderuar anëtarë te Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve (K.A.S.)
Duke paraqitur parashtresat për se më sipër K.Q.Z i kryesuar nga Komisioneri Shtetëror kanë shkelur Kodin Zgjedhor sihume rende duke refuzuar te shqyrtojne kerkesen ankimore te koalicionit A.B.E.O.K. dhe derisa duke nxjerrë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve te 25 Prillit 2021 për kuvendin e Shqipërisë pa mbaruar shqyrtimin e e ankimimeve që kane vazhduar edhe mbas dt 13.07.2021.
Në këte pozicion subjekti zgjedhor A.B.E.O.K. në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 për Kuvendin e Shqipërisë kërkon të shpallen të pavlefshme, të ndërpriten mandatet e deputetëve te dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021, të shpallen te pavlefshme zgjedhjet vendore të vitit 2023, të shpallet e pavlefshme zgjedhja e Presidentit, si dhe të shpallet e pavlefshme thirrja e zgjedhjeve te 11 Majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë.
Me Respekt
Koalicioni A.B.E.O.K. (Aleanca Bashkimi Popullor, Emigracioni, Ora e Shqipërisë dhe Konservatorët) e përfaqësuar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar me kryetar Selami Jenishehri.
Përfaqësuesi
Kryetar
Selami Jenishehri
Komente
