Jennifer Aniston

Jennifer Aniston tregon arsyen pse nuk ka TikTok: Të shkatërron jetën

2 Maj, 17:49| Përditesimi: 2 Maj, 17:53

  • Share

Aktorja e famshme Jennifer Aniston në një intersvistë për “Entertainment Tonight ka deklaruar se ajo nuk do ta përdorë kurrë aplikacionin Tik Tok. 

"Unë nuk kam TikTok, as do ta kem kurrë. Unë nuk dua të regjistrohem në një gjë që do më shkatërrojë jetën time ose të dikujt tjetër.
Kjo platformë mund të të përpijë, ndërkohë që ti ke humbur orë të tëra nga jeta jote,” ndërsa thekson se truri i njeriut nuk është i përgatitur për sulmet e informacionit që vijnë nga gjithçka që qarkullon në TikTok”.

 Ndërsa përsa i përket mënyrës se si ajo vendos se çfarë do të postojë në Instagram, ylli i serialit Friends tha se shpreson që ndjekësit e saj të shohin vërtetësinë pas gjithçkaje që ajo publikon.

“Ne kemi ditë të mira. Kemi ditë të këqija. Kemi ditë të mira kur flokët tanë shkëlqejnë, e herë të tjerë kur janë me shumë yndyrë. Kemi ditë të mira lëkure, ditë të këqija. Nuk ka asgjë absolute, por njëherësh nuk është e drejtë që të përpiqesh të shesësh veten për diçka që nuk është reale dhe e vërtetë,” shton aktorja.

Kjo nuk është hera e parë që fituesja e Emmy-t flet për ndjenjat e saj kontradiktore ndaj rrjeteve sociale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?