Jennifer Lopez

VIP & Spektakël

Jennifer Lopez mbyll kapitullin e martesave: Mjaft më, e kam provuar disa herë

17 Korrik, 11:30| Përditesimi: 17 Korrik, 11:33

  • Share

Pavarësisht se është martuar katër herë, Jennifer Lopez e ka bërë të qartë se nuk ka plane të martohet përsëri.

 Gjatë turneut të saj evropian “Up All Night” artistja me famë ndërkombërtare iu përgjigj një fanssi të saj i cili mbante një pankartë ku shkruhej: “J Lo, martohu me mua”.

“Mendoj se kam mbaruar me këtë“, i tha ajo duke qeshur audiencës në koncertin e saj në Bilbao të Spanjës, teksa shtoi “E kam provuar disa herë“.

Këngëtarja u martua për herë të parë me aktorin Ojani Noah në vitin 1997, por çifti u divorcua në vitin 1998. Më pas ajo u martua me Chris Judd në vitin 2001, martesë e cila përfundoi në vitin 2003.

Në 2004 Lopez u martua me Marc Anthony dhe u divorcua në vitin 2014. E nominuara dy herë për çmimin Grammy filloi të dilte me ish-lojtarin e Neë York Yankees, Alex Rodriguez, në vitin 2017, me të cilin ishte e fejuar nga viti 2019 deri në vitin 2021.

Në vitin 2021, këngëtarja e ringjalli marrëdhënien e saj me Ben Affleck, me të cilin ishte e fejuar nga nëntori 2002 deri në janar 2004. Ata u martuan në vitin 2022 në Las Vegas dhe më vonë festuan martesën e tyre në një ceremoni më private në Georgia. Lopez kërkoi divorc dy vjet më vonë dhe divorci i tyre u finalizua në janar të këtij viti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?