Jennifer Lopez dhe Kevin Costner

VIP & Spektakël

Jennifer Lopez në një lidhje me Kevin Costner? Këngëtarja dhe aktori kalojnë pushimet bashkë

30 Dhjetor 2024, 17:57| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 18:06

  • Share

Këngëtarja Jennifer Lopez është parë me pushim në Aspen, ku u shoqërua nga aktori i njohur Kevin Costner.

Dyshja u fotografuan së bashku në një restorant të njohur, duke kaluar kohë të këndshme dhe duke u dukur të relaksuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Lopez kishte veshur një pulovër të zezë dhe kishte flokët të kapura në një topuz, ndërsa Costner ishte veshur me një xhaketë dimërore dhe pantallona gri.

Edhe pse nga fotot nuk dukej se ata po bisedonin drejtpërdrejt, spekulimet për një lidhje të mundshme janë shpërndarë shpejt në media.

Për momentin, as Lopez, as Costner nuk kanë komentuar mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, por fotot kanë nxitur shumë kureshtje mes fansave.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?