Kultura
VIP & Spektakël

Jenny Berggren e “Ace of Base”, nesër koncert në Tiranë! Këngëtarja për Report TV: Hera e parë në Shqipëri, më pëlqen!

16 Qershor, 15:12| Përditesimi: 16 Qershor, 15:53

  • Share

Me dëshirën për të mësuar sa më tepër mbi vendin tonë, por pse jo edhe pak shqip, këngëtarja legjendare e grupit të njohur suedez “Ace of Base”, Jenny Berggren ndodhet për herë të parë në Shqipëri. Mbrëmjen e kësaj të marte ajo do të mbajë një koncert ‘live’ në kuadër të Javës Suedeze të Kulturës, ndërsa në një intervistë për “Report TV” rrëfen më tepër për disa prej këngëve që do të sjellë.

“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe kam dashur të vij prej kohësh, por më në fund jam këtu. Kam miq që janë shqiptarë dhe që janë përpjekur edhe të më mësojnë ndonjë fjalë shqip. Ju keni gjuhë shumë të bukur dhe vend të bukur. Për koncertin nesër do të kemi shumë këngë të Ace of Base, disa këngë personale të miat. Për mua është kënaqësi të performoj këto këngë drejtpërdrejt për publikun.”, - thotë Berggren.

E lumtur që ndodhet në një vend si yni, ku njerëzit ia njohin dhe duan këngët, bashkë me ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, ata ftojnë publikun shqiptar të jetë i pranishëm.

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?