Jenny Berggren, këngëtarja legjendare e grupit suedez 'Ace of Base', ndezi atmosferën mbrëmjen e së martës në Tiranë me një koncert plot emocion, nostalgji dhe ritme të viteve ’90.
Artistja suedeze u ngjit në skenë në sheshin Skënderbej, duke sjellë disa nga hitet që bënë histori si ‘All That She Wants’, ‘The Sing’ dhe ‘Beautiful Life’. Koncerti i saj në kryeqytet ishte në kuadër të Javës Kulturore Suedeze.
Më herët, në një intervistë për Report TV, ajo tregoi se ishte hera e parë që vinte në Shqipëri dhe se kishte edhe shumë miq shqiptarë.
"Është hera ime e parë në Shqipëri dhe kam dashur të vij prej kohësh, por më në fund jam këtu. Kam miq që janë shqiptarë dhe që janë përpjekur edhe të më mësojnë ndonjë fjalë shqip. Ju keni gjuhë shumë të bukur dhe vend të bukur. Për koncertin do të kemi shumë këngë të Ace of Base, disa këngë personale të miat. Për mua është kënaqësi të performoj këto këngë drejtpërdrejt për publikun.”, tha Berggren.
Komente
