Aleksandar Vuçiç dhe Jens Stoltenberg

Stoltenberg telefonon Vuçiçin: NATO do të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë

3 Gusht 2022, 16:33| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 16:45

  • Share

NATO është e gatshme të ndërhyjë në rast se cenohet stabiliteti në Kosovë.

Ishte ky mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i përcolli presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit të targave.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg bëri me dije se ka kryer një bisedë telefonike me Vuçiçin, ku kanë folur rreth tensioneve në veri të Kosovës.

“Të dy palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun me ndërmjetës BE-në, dhe të kapërcejnë diferencat në mënyrë diplomatike. NATO KFOR është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkroi Jens Stoltenberg.

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg ka telefonuar edhe  kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 2 gusht, ku ka bërë thirrje që të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme.

Reagimet e Stoltenberg vijnë pas tensioneve në veri të Kosovës më 31 gusht, ku serbët lokalë vendosën barrikada, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, si edhe sulmuan policinë. Ata morën shkas nga marrëveshja për reciprocitetin e targave që supozohej të hynte në fuqi më 1 gusht.

Por, për shkak të tensioneve, Kurti vendosi që të shtyjë një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe. Vendimi për shtyrjen e zbatimit për reciprocitetin, u mor pak pas mesnate, pas takimit të udhëheqësve të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili kërkoi një shtyrje 30 ditëshe, deri më 1 shtator. 

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Dialogu ka për synim normalizimin e raporteve. Kosova insiston se dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • AltinTop: 03/08/2022 22:09

    Me kete rast u mbyll dhe Ballkoni i Hapur.

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/08/2022 19:38

    Sa fat që kemi që Shqipëria është antare e NATO-s, përndryshe Edvin shkjau shqipfolës sot do e fuste armaten fashiste serbe në Shqipëri. Kryeministri spanjollë Pedro Sanchez e vizitoi Shqipërinë me një detyrë specifike. Ai shkoi me i thonë Edi Rames (vëllai i Vuçiqit) që të mos ndërhynë me e ndihmue Kosovën, në qoftë se Serbia ndërhyn me ushtri në Kosovë. Edi Rama ja dha fjalën se ai është për një zgjidhje paqësore të çdo konflikti në Ballkan

    Përgjigju
    • Like: 03/08/2022 22:41

      Koqevaret ne Turqi dhe rregullohet Ballkani.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?