Kronikë

 ‘Jep alarmin për t’i dhënë fund!’, fushata e BE për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të luftuar korrupsionin

10 Qershor 2021, 15:57| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 16:23

  • Share

Qytetarëve shqiptarë u bëhet thirrje të japin alarmin kur konstatojnë raste të korrupsionit. ‘Jep alarmin për t’i dhënë fund!” është fushata e nisur me mbështetjen e BE për sensibilizim.

“Sinjalizo/Jep alarmin për t’i dhënë fund!” është thirrja që vjen për qytetarët, për rritur ndërgjegjësimin e tyre kundër korrupsionit. Një fushatë e përbashkët e BE me Nismës Rajonale kundër korrupsionit edukuese-informuese.                                                                                                                                                                                                       

 “Me performancën e sotme, e cila është pjesë e fushatës edukuese-informuese “Sinjalizo/Jep alarmin për t’i dhënë fund!”, dëshirojmë të tërheqim vëmendjen për dëmin që korrupsioni i shkakton shoqërisë dhe rolin e rëndësishëm që çdo person ka në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni i shkakton dëme te mëdha shoqërisë. Kësaj mund t’i japim fund nëse vendosim të mos marrim pjesë në korrupsion. Prandaj, ftojmë qytetarët të ‘japin alarmin!’ duke shtypur këtë buton dhe në mënyrë simbolike t’i japin fund korrupsionit dhe shkatërrimit të mëtejshëm të parave të tyre. Ky gjest do të na tregojë se sa para së bashku mund të shpëtojmë nga shkatërrimi, kur nuk pranojmë të marrim pjesë në korrupsion”, tha Elmerina Hrelja.

 ‘Shkatërrimi publik’ i parave në kutinë e vendosur në Pedonalen e Tiranës dhe do të zgjasë për 24 orë.

Organizuesit i ftojnë qytetarët të marrin pjesë dhe të “shpëtojnë” paratë, që “humbasin” çdo ditë nëpërmjet korrupsionit të mirëorganizuar, me anë të aktivitetit të tyre.

“ Është detyre e cdo qytetari për të sjellë ndryshimin në luftën kundër korrupsioni. Qytetar i mirë je kur kontribuon dhe distancohesh nga korrupsioni”, tha njw aktivist i shoqwrisw civile.

 ‘Jep Alarmin për t’i dhënë fund!’, është pjesë e fushatës edukuese-informuese që po realizohet nga Sekretariati i Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit (Sekretariati i RAI), me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?