Ishte në listën e Vettingut, jep dorëheqjen ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Tiranë (Emri)

2 Dhjetor 2018, 10:40| Përditesimi: 2 Dhjetor 2018, 14:46

  • Share

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Metush Saraci ka dhënë dorëheqjen, në një moment kur ishte në listën e gjyqtarëve të cilët do t'i nënshtroheshin Vettingut. 

 Report Tv ka mësuar se dorëheqja e Saraçit është bërë në 4 nëntor dhe i është depozituar KLD-së, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe një ditë më pas presidentit Ilir Meta. Metush Saraçi ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit deri në 2011. Pas mbarimit të mandatit, ai u zëvendësua nga Alaudin Malaj. 

Nga burime pranë KLD-së, Report Tv ka mësuar gjithashtu se Saraçi e ka dhënë dorëheqjen duke e argumentuar me arsye personale. Jo zyrtarisht nga KPK, flitet se ai ka probleme me pasurinë dhe karrierën e tij në sistemin e drejtësisë.

Sa i takon Komisionit të Vettingut, pas listës prioritare të kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë Gjyqësor, do të kalojë në sitë gjyqtarët e apeleve duke nisur nga Tirana. 

Urdhër i Brendshëm mbi "rishortimin e cështjeve të relatorit Metush Saraci", ku bëhet e ditur dorëheqja e tij 

Prej nisjes së procesit të Vettingut e deri më tani, 13 gjyqtarë dhe prokurorë, mes tyre ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese (Besnik Imeraj, Sokol Berberi apo Vladimir Kristo), kanë dhënë dorëheqjen për t'iu shmangur procesit që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publikë në rast se këta të fundit nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fraiku: 02/12/2018 12:29

    Pazarexhiu me i ndyre kerkon ti shpetoje vetingut. Metush Saraci, Lefter Jahaj, Zeqine Sollaku, Gent Shala, Fatos Qato, Fatmira Hajdari, Alaudin Malaj etj banda e gjobevensve te apelit tirane. Keta duhen djegur ne turren e druve. Nese nuk ju sekuestrohen pronat dhe pasurite e pajustifikuara atehere ky nuk quhet as veting dhe as drejtesi. Keta minstra duhet te paguajne shtrenjte per krimet e tyre.

    Përgjigju
    • Eri: 02/12/2018 19:34

      Nuk i ze gjumi nates keta e gjithe sojin e sorollopin. Si tja u marin gjene e vjedhur si jo. Jane te shkateruar nga morali nga familja nga kalamajte qe jane terbuar ne para dhe po shkaterohen si molja qe ha rrobat nga semundjet qe po ju shpifen e nga mallkimet e njerezve qe kurre skane mare drejtesi. Historia keta qenie jo njerezore do ti harroje shume shpejt.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?