Kronikë

Jep dorëheqje kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, ja kush e zëvendëson

24 Maj 2021, 13:09| Përditesimi: 24 Maj 2021, 13:11

  • Share

Largohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Rezart Elmazi. Elmazi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Kadastrës që e mbante nga tetori 2020 për arsye personale.

Në vend të tij është komanduar përkohësisht Viola Hima, e deleguar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës

Hima ka punuar për shumë vite në hipotekën e Durrësit ndërsa më herët ka qenë zv.drejtore dhe drejtore e komanduar në kadastrën e Vlorës muaj më parë, ku ka qëndruar vetëm disa ditë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?