Baftjar Zeqo

Jep dorëheqjen administratori i Albpetrol, Baftiar Zeqo, vendin e tij e zë Flamur Mato

23 Mars 2021, 12:14| Përditesimi: 23 Mars 2021, 12:29

  • Share

Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen nga posti i Administratorit të Albpetrol Baftiar Zeqos. Dorëheqja e tij vjen për shkak të kandidimit të tij në listat e Partisë Socialiste të Qarkut Fier, për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Baftiar Zeqo qëndroi në këtë post vetëm pak muaj, ndërkohë që kjo detyrë i është besuar Flamur Matos, i cili ka mbajtur më parë disa detyra në bashkisë Fier.

Baftiar Zeqo është renditur i 5-ti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për qakrun e Fierit. Më herët Zeqo ka mbajtur detyrën e kryetarit të bashkisë në këtë qytet për tre mandate me radhë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?