Jeta Deda

Jep dorëheqjen drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda

27 Tetor 2023, 21:57| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 22:05

  • Share

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Deda ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj në këtë institucion. Dorëheqjen e ka njoftuar vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se është tërhequr nga detyra për të ndjekur një orientim tjetër profesional.

"Prej sot mbyll një kapitull të bukur të jetës time profesionale, duke u tërhequr nga detyra si Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe duke ndjekur një orientim tjetër profesional. Ndahem nga një ekip, të cilin e falenderoj për çdo punë të mirë të kryer së bashku.

Shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Kryeministrit e Këshillit të Ministrave për besimin e dhënë dhe ish-Ministres Krifca dhe Ministres aktuale Denaj, me të cilat arrita të bashkëpunoj gjatë kësaj udhe. Po ashtu, mirënjohëse ndaj stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për mundësinë e shërbimit në këtë detyrë, pasi mbështetja juaj e pakufi dhe bashkëpunimi kanë qenë kryefjala në gjithë rezultatet e arritura së bashku në lëmin e sigurisë ushqimore.

Një falenderim i veçantë i takon ekspertëve shumëvjeçarë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Dedikimi dhe puna e tyre janë rregullatorët e sistemit dhe standardeve që duam të vendosim, në rrugëtimin drejt integrimit europian e kryesisht në shërbim të atdheut. Nuk kam dyshim se kjo skuadër do të shkëlqejë me këdo menaxher që iu bashkohet. Teksa bëhem gati për angazhime të reja, e shikoj kohën si Drejtore e Përgjithshme e AKU-së me mirënjohje të thellë për përvojën e marrë, dijet e përftuara dhe marrëdhëniet e mira të ngritura", shkruan ajo.

Deda u emërua në krye të AKU dy vite më parë, pasi zëvendësoi Bledar Skënderin.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Non sence: 28/10/2023 00:48

    Ku ka autoritet..ku ka kontrolle..ku ka më lëmsh e cudira..me mallra të dobëta e super të shtrenjta?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?