Drejtori ekzekutiv i Air France-KLM

Tirana

Jep dorëheqjen drejtori ekzekutiv i Air France sepse punëtorët refuzuan rritjen e pagave

4 Maj 2018, 22:51| Përditesimi: 4 Maj 2018, 22:56

  • Share

Drejtori ekzekutiv i Air France-KLM Jean-Marc-Janaillac jep dorëheqjen pasi stafi i tij refuzoi ofertën për rritjen e pagave me 7%  për gjatë katër viteve. Dorëheqja e drejtorit të Air France vjen pasi stafi me të cilin ai punonte ka hyrë në një valë grevash duke cenuar rëndë kompaninë Air France.

Vala e protestave i ka kushtuar kompanisë një faturë të majme prej 300 milionë euro, por situata vazhdon të mbetët problematike për shkak se është refuzuar marrëveshja e pagave dhe situata vijon të mbetet e njëjtë.

"Kjo është një rrëmujë e madhe që vetëm do të buzëqeshë në fytyrat e konkurrentëve tanë", tha Janaillac në një konferencë shtypi.

Sindikatat do të planifikojnë për grevë edhe më të madhe më 7 dhe 8 maj.

Ai tha se shpresonte që largimi i tij do të nxiste "një vetëdije kolektive më akute" dhe do ti shërbente kompanisë në dhënien e një zgjidhje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?