Politikë

Rama 100 ditë afat për riorganizimin e policisë, Ardi Veliu 'dorëzohet' 10 ditë para, jep dorëheqjen: Do rri me familjen! Kryeministri: Mirënjohje! Kush janë dy emrat në garë për ta zëvendësuar

5 Tetor 2021, 17:06| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 22:59

  • Share

Ardi Veliu është një tjetër Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që nuk përfundon dot mandatin e plotë 5-vjeçar në këtë post. Në një kohë që ka rreth 4 vite në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ka dorëzuar Kryeministrit Edi Rama letrën e dorëheqjes, ku shkruan se do i përkushtohet më shumë familjes. Teksa rrëfen peripecitë dhe vështirësitë që ka hasur gjatë detyrës së tij, Veliu shprehet se nuk do të kërkojë një mandat tjetër dhe se është përpjekur të jap më të mirën në menaxhimin e luftës ndaj drogës, krimit por edhe tubimeve.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar lajmin dhe letrën e dorëheqjes, ku vlerëson Veliun për kontributin e dhënë, ndërsa lë të hapur mundësinë për emërimin e tij në një tjetër post, pasi sipas kryeministrit "Veliu ka ende për t'i dhënë shtetit".

" Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t'i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer", shkruan Rama.

Kjo dorëheqje vjen 10 ditë para përfundimit të afatit 100 ditor që kryeministri Edi Rama kishte vënë për riorganizimin e Policisë së Shtetit dhe vendosur prioritete të qarta. Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale.

Veliu u emërua në këtë detyrë në 5 shkurt 2018, pas shkarkimit të Haki Çakos. Veliu ka përfunduar studimet në Akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë, në vitin 1998. Gjithashtu është diplomuar dhe në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, në vitin 2004. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet “Bachelor” në fakultetin e Drejtësisë, sipas publikimit të jetëshkrimit të tij në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që dy emrat që mund të zënë vendin e Ardi Veliut janë Edmond Rizaj, drejtori i hetimit të krimit dhe Gledis Nano, kreu Antiterrorit. Të dy kandidaturat që ndodhen në zyrën e Ministrit Bledi Çuçi e që pritet të propozohen për kreun e Policisë së Shtetit.

Sipas ligjit për Policinë e Shtetit Drejtori i Policisë së Shtetit emërohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit. Ai qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vjetësh me të drejtë riemërimi edhe për një mandat tjetër.

Neni përkatës në ligjin për Policinë e Shtetit

Letra e dorëheqjes së Ardi Veliut

KRYEMINISTRIT

Z.Edi Rama

I nderuar zoti Kryeminister,

Per mua ka qene nje nder dhe privilegj t'i sherbej vendit si Drejtues i Policise se Shtetit per kater vitet e fundit ne nje pune sfiduese e impenjative te perditshme, shpesh larg familjes e femijeve qe kane sakrifikuar bashke me mua. Jam perpjekur te jap me te miren time dhe te forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse nga lufta kunder trafiqeve e droges, krimit te organizuar e atij te rruges, flukset e emigranteve apo dhe tubimet shpeshhere te dhunshme.

Por ne keto moment kam vendosur te mos kerkoj nje mandat tjeter dhe t'ju ofroj dorehqjen time per t'u perkushtuar me shume familjes dhe femijeve qe tani jane ne nje moshe delikate e te cileve ju kam munguar pafund keto kater vite.

Kjo ka qene padyshim pervoja me e vyer e jetes sime dhe ju falenderoj per besimin, mbeshtetjen dhe kurajon e vazhdueshme pa te cilat nuk do kishim arritur te menaxhonim me sukses kaq shume sfida. Mezi pres te punojme serish se bashku ne te ardhmen ne sherbim te vendit tone e njerezve tane.

Me mirenjohjen me te thelle e konsideratat me te larta,

Ardi Veliu

Letra e dorëheqjes së Ardi Veliut

Ora 22:57
Ardi Veliu iku vete nga drejtimi i Policisë së Shtetit, apo u detyrua të japë dorëheqjen? Ministri jep detajet

Ministri i Brendshëm, Beldi Çuçi ka reaguar në lidhje me largimin e Ardi Veliut nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Në emisionin "Opinion", Çuçi theksoi se Veliu dha vetë dorëheqjen dhe se nuk është ushtruar aspak presion për largimin e tij. Ndërsa vlerësoi punën e Veliut në krye të Policisë së Shtetit, Çuçi u shpreh se ka patur një kërkesë të shtuar ndaj Policisë dhe se ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

"Dha dorëheqjen absolutisht. Në jemi në fillimin e një mandati të ri dhe ai e ka gjykuara që të japi dorëheqjen. Por, pa diskutim është një dorëheqje jo e shtyrë apo presion, por është një dorëheqje që ai e ka marrë gjatë të ushtrimit të mandatit me sukses, sipas meje. Unë isha në Komision Parlamentar atje një tjetër dialogu dhe shprehja u keqkuptuat nga mediat, nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Është e vërtetë që Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen e nuk është shkarkuar se nuk ka pasur arsye. Informacionin e mora pasi mbarova komisionin e sigurisë që Ardi Veliu dha dorëheqjen. E vërtetë është që me kryeministrin kemi vëmë objektivat për 4-vjeçarin e ardhshëm që do kishte një kërkesë të shtuar ndaj policisë. Përgjithësisht ka qenë një përpjeke e mirë nga ana e Policisë, dhe pse kërkesat janë më shumë. Dhe besoj se në këtë pikë duhet të bëjmë më shumë", tha Çuçi.

Ora 19:57
Ardi Veliu dha dorëheqjen, kreu i Antiterrorit dhe zv.drejtori i Policisë, kandidaturat për t'u emëruar në vend të tij

1633456710_page.jpg

Gledis Nano dhe Edmond Rizaj

Edmond Rizaj, drejtori i hetimit të krimit dhe Gledis Nano, kreu Antiterrorit janë dy kandidaturat që ndodhen në zyrën e Ministrit Bledi Çuçi e që pritet të propozohen për kreun e Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Ardi Veliut.

Rizaj dhe Nano janë aktualisht në poste të larta në Policinë e Shtetit dhe plotësojnë kushtin e ligjit që përcakton se Drejtori i ri i Policisë duhet të ketë gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues

Pa spropozimit të Ministrit Çuçi, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të përzgjidhet nga Këshilli i Ministrave.

Ora 17:42
Ardi Veliu jep dorëheqjen, PD: Në krye të Policisë së Shtetit sot ka një bandit më pak

Partia Demokratike ka reaguar për dorëheqjen e Ardi Veliut si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke e cilësuar si një lajm të mirë pasi në krye të policisë sipas saj ka një bandit më pak.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se nën drejtimin e policisë nga Veliu, Shqipëria u përkeqësua në luftën ndaj drogës dhe pastrimit të parave.   

"Në krye të Policisë së Shtetit sot ka një bandit më pak. Ardi Veliu ka qenë çdo ditë në shërbim të grupeve kriminale dhe rrjeteve të caktuara të trafikut ndërkombëtar të drogës. Largimi i tij është i detyruar, pavarësisht rezistencës së gjatë të Edi Ramës.

Nën drejtimin e policisë nga Ardi Veliu:

- Shqipëria u rendit ndër vendet kryesore për trafikimin e drogave nga kokaina tek kanabisi.

-Departamenti i Shtetit e futi Shqipërinë ne listën e vendeve kryesore për pastrimin e parave të pista.

- Të drejtat dhe liritë e qytetarëve u përkeqësuan, duke kulmuar me vrasje në rrugë të të rinjve dhe me rrahje të minorenëve.

- Dhuna e ushtruar ndaj opozitës ishte e paprecedentë.

- Policia u përdor në zgjedhje, krah përkrah banditëve, për të blerë vota  për partinë në pushtet.

Ardi Veliu nuk është as i pari, as i fundit drejtor policie që gjatë këtyre 8 viteve largohet me turp, duke i shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe qytetarëve. Kjo histori do të përsëritet për sa kohë shefi i ardivelinjve, Edi Rama, të jetë partneri kryesor i krimit të organizuar. Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka për të patur kurrë luftë serioze ndaj krimit, policët e ndershëm do të vazhdojnë të ndihen të tradhëtuar dhe të demotivuar, si dhe ngjarjet e rënda kriminale do të vijojnë të trondisin qytetet tona", shkruan PD.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • pupupu: 06/10/2021 07:10

    cfare letre, per nje ne detyre si ky...ska as zanore as drejtshkrim..nard ndoka i dyte

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 06/10/2021 06:42

    O ju komentus që jeni kaq ekspert do me thën e njifni policin në maj të gishtave. Po kë të vēm drejtor po kta njerëz ka Shqipria mor ekspertër kta jan Shqiptarët. Üse kan ikur të gjith Shqiptarët e e kan lën Shqiprin bosh se Shqiptarët sdin të drejtojn e sdin me ndeshmëri të punojn prandaj kështu jan katandis. Shikojeni Zvicrën si është se të gjith punojn nuk rin në kafe politik të bëjn. Pra ky është Shqiptari rrot karri.

    Përgjigju
  • Tutu: 06/10/2021 05:20

    Ardi Veliu nje cope injorant , provincial.. qe ne kohen e pandemise ngriti ne Tirane nje rrjet gjobash perfekt ndaj atyre bisneseve qe donin te punonin jashte orarit te mbylljes ..nje thyers ligji perfekt… nje sherbetor i trafikanteve dhe shperndaresve te droges … patjeter edhe nje aktor kryesor ne ate muhabetin e uniformave , se ata miqte e tij u merziten brenda pa i ndihmuar njeri… edhe leterperclellja e Rames ishte ne forme nekrologjie…me rastin e lagimit e urojme : Thefsh qafen ti dhe sorollopi yt o njeri i lig.. ato qe vofhe i hengshi per te zeze…!!

    Përgjigju
  • Losgringos: 06/10/2021 05:06

    Edhe pse ky vampiri iku, vampirë të tjerë janë gati t'i zënë vendin. Policia duhet shkrirë, t'ia fillojmë nga e para..po kush do e bëjë? Edvini? Vari ......

    Përgjigju
  • Soni: 06/10/2021 03:12

    Po cfare eshte kjo leter doreheqje, me keq se leter bakalli. Ua ua ua cfare mediokrriteti. Te pakten te mos e publikojne. Behet ne shkrese te rregullt mor idiot. Me intestim, protokoll, numer, register. O zot, kur Drejtori i policise ka kete nivel, imagjinoe tutje. Thote se do ti perkushtohet femijeve. Dmth do rrije pa pune, aq shume leke ka bere.

    Përgjigju
  • Shoku: 05/10/2021 21:05

    Do e zevendesoj Ard Daullxhiu

    Përgjigju
  • Geron: 05/10/2021 19:15

    Po si na ike kshu o vella. Po dajo fatmiri sdo ta ndrysi dot ate qe ke nshpi.e di vet ti . Te fala

    Përgjigju
  • Tosi: 05/10/2021 19:05

    Ky fytyr e keqe ka ber miliona euro tani do rrij me gruan e me femijet ??? A ka spak ketu ta hetoj

    Përgjigju
  • Mitro Marion: 05/10/2021 17:19

    shijo lekët që bëre në vlorë me ne banditat, po mos harro që sa më lart ngjitesh aq me shumë vritesh kur rezohesh..

    Përgjigju
    • Toni: 05/10/2021 22:02

      Mos u merni me shkrime se nuk e dim ku do dalim se dime me shume se ju dhe nuk do dini ku te veni

  • Egege: 05/10/2021 16:57

    Na hiku dhe drejtori, na hiku me turp dhe si ndodh perhere tek ne sa per sy e faqe, dorehiqen per ti ndenjur prane familjes!!! Edhe pse mund ta kishe mendu me perpara qe ti rrije prane familjes. Si efektiv prej 21 vitesh ne policine e shtetit mund te them me bindje se ka qene drejtori me i paafte ne sa vite pune kam ne polici. Fatkeqesisht duke e njohur personalisht per efekte pune me vjen neveri per njerezit qe na drejtojne, disa palo injorante, harbute, mendjengushte dhe provincjale. Me ka qellu te ndjek specializime ne disa shtete dhe sinqerisht jam ndjere i nderuar ashtu si pak here kur na vleresonte drejtori i pergjithshem i kohes ne policine italiane, apo ai rajonal i landeve ne gjermani. Njerez pozitive, me kulture te jashtezakonshme, njerez te perulur dhe jashtzakonisht te sjellshem dhe inteligjente. Dhe krahasimin e bej me nje ish drejtor arrogant, harbut, injorant kembe e koke, totalisht me mungese respekti per vartesit e cfardo grade. Sesi arriti ky pinok hundavec ne stadin me te larte te policise askush se di, dhe cuditerisht askush sdi as te qartesoje rekomandimet per studime policore ne turqi, edhe pse jane kurse dhe jo studime te mirefillta. Kishim ne krye nje njeri qe ishte lango i narkotrafikanteve ne aksin vlore-tepelene-sarande. Njeri pa karakter dhe pa motivim kundrejt atyre qe komandonte. Sdihet aresyeja pse ky person degradoi policine dhe pse qendroi ne ate post plot 4 vite duke u katapultuar aty ku ishte. I vetmi drejtues qe sdinte te bente nje analize pune por vetem ngerdheshej me ate mimiken e tij prej provincjali injorant. Udha mbare dhe mos harro qe sdo gezosh respektin e askujt sepse ti policine e braktise kur u bere shofer zar i Balilit, e braktise kur ne vend qe te firmosje pagesat e oreve shtese, shkove dhe rehatove menderen ne ate range roverin qe nji zot e di si e ke blere. Uroj me shpirt qe dikush nga spak te hetoje duke filluar nga pasuria jote e majme edhe pse ti ne emrin tat dhe te familjareve ske as nji dollap buke e duke vazhduar tek tenderat me floten e automjeteve pa standarte specifike te patrullave. Te qofte udha mbare o njeri i ngerdheshur dhe te ndjekte nga pas haka e sa e sa efektiveve qe ti i ke degjeneruar me sistemin tend prej arroganti

    Përgjigju
    • Populli: 05/10/2021 20:33

      Egege te heq kapelen per komentin qe ke bere.

    • Juri: 05/10/2021 19:56

      Mvjen keq pse kto dy kandidaturat nuk jane paraqitur kohe me pare?? Tpakten shef Mondi meqe eshte me i vjeter ne polici, drejtues shume i afte dhe njeri inteligjent. Gledisi eshte nder tpaktet oficere madhore qe jane te respektum nga tgjithe. E njof personalisht dhe tpunosh me dike si Gledi osht knaqsi sepse ka horizont dhe jashtzakonisht njeri pozitiv. Oficere si kto te dy i duhen policise ne ditet e sotme jo halabake qylaxhij kokpalare dhe njerez qe sdijne akoma te shkruajne emrin apo te flasin shqip.Uroj me zemer qe kushdo nga te dy te vendoset drejtor te na jape motivim dhe te na standartizoje policine ne nivelet europiane dhe ti ktheje dinjitetin. Urime te dy kolegeve dhe paçim sa me shume njerez pozitive si ju ne gradat drejtuese

    • andon: 05/10/2021 19:54

      pse nuk i shprehet me par keto mendime apo nuk kishit net , do ishte minimumi qe mund te benit , ti punoj gezuar leket e fituara dhe pleqerine hahhah

    • Elton: 05/10/2021 18:05

      Kam patur "fatin" te isha me kete zoterine ne nje trajnim ne Hungari ne 2014 kur ishte thjesht nje komisar ne grade.Besoj se eshte njeriu me i trashe qe ka kaluar ndonjehere deren e asaj Akademie .Ne 2 muaj qendrim nuk foli nje here ne mesim , njeri pa pike vlere si njerezore ashtu dhe humane .Ne 2018 kur e kam pare drejtor te policise jam habitur se si nje njeri mund te marre 5 grada ne 4 vite ne kohe paqeje kur nga grada ne grade duhen 3 vite vjetersi.Turp i atyre qe e promovuan dhe e mbajten gjithe keto vite kete idiot ne krye te policise .

    • Vlora: 05/10/2021 17:22

      Nuk i heq presje komentit tuaj. Respekte.

  • Rita: 05/10/2021 16:35

    Zoti Rama e ke shum te veshtire me keto polic qe 80% falin ne pune jo per te bere punen po per te vjedhur!zoti Rama pse e nderprete vetingun ne polici?drejtuesit tuaj e dine mire se da mund ta kalojne vetingun, se jane me keq se gjygjtaret e prokuroret ,prandaja vetingu ka ngecur, se 60% te policise i skarton vetingu per pasurit prrallore qe kane,sidomos policet te vjeter .

    Përgjigju
    • Zoti Rama: 05/10/2021 20:03

      Zoti rama moj shoqe qe qenke lodhur paske shkruar keta monstra do, se nese ne krye policise vihet nje profesionist, nje njeri integritet te larte, NJE PATRIOT, ky zoti rama qe thua ti thyen zverkun per 24 ore o shoqe Rita. Zoti rama e gjithe zoterinjte para tij tash 30 vjet kete polici duan se ndryshe nuk mbreterojne dot. Eshte histori e gjate per tu thene, por te pakten ti kupto qe gjithe ramët 30 vjet e kane degjeneruar policine sepse ju intereson per qellimet e tyre mafjoze per trafikantet qe mbajne nen sqetull per hajdutet e kriminelet qe i mbrojne dite e nate. Respekt per gjithe armaten e policise shtetit qe i sherben vendit me ndershmeri e vetemohim, qe dergjen diten e naten per te ushqyer femijet e tyre e qe askush keto 30 vite nuk ju ka dhene hakun e merituar. Zoti jua a shperblefte atyre bijve e bijave te nenave qe panvarerisht amullise gjejne force e kurajo ti sherbejne me ndershmeri shqiperise tone te marre fund nga kjo klase e felliqur politike.

  • Leo: 05/10/2021 16:27

    Partia juaj (PD) i keni pasur gjith ish Drejtoret ne gjith Shqiperine bandita si ky siç thoni ju.

    Përgjigju
  • andon: 05/10/2021 16:02

    sh mir ke ber , ti hash gezuar leket qe ke fitu me djers se nuk ka qen e leht , ta punosh gezuar pleqerin. rrezikove po ja ka vlejte ke be miliarada . bravo Bastard .

    Përgjigju
  • Ilir: 05/10/2021 15:21

    Dhjari i Delvines, injorant , i paafte e hakmarres ne maksimum .

    Përgjigju
  • Kodi: 05/10/2021 15:12

    Mafjozet falenderojne nga zemra njeri tjetrin, se jane aq te sh.erdhyer sa nuk goxojne te bejne ndryshe, larg qofte ta shkarkonte... Mafjozi i madh laron e vogel drejtor te pergjithshem. Edhe cosa nostra i ka zili si punojne e badhkepunojne mafjozet shqiptare

    Përgjigju
    • Populli: 05/10/2021 20:35

      E te lumte dora per komentin...jemi fatkeqesi e madhe si popull.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?