Drejtori i Spitalit të Kavajës, Daiu: Lajmet për dorëheqje të pavërteta...jam në detyrë

25 Shkurt 2020, 17:32| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 20:07

  • Share

KAVAJË - Në kulmin e akuzave politika nga opozita joparlamentare ndaj qeverisë për marrjen e masave për parandalimin e koronavirusit, një lajm u përhap për dorëheqjen e drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu. I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Daiu tha se asgjë nuk është e vërtetë, dhe se ai qëndron në krye të detyrës.

"Nuk ka asnjë urdhër dhe asnjë shkresë zyrtare që të jetë për karantinë, njerëz që duan të shtijnë panik. Nuk e di kush e ka përhapur lajmin, po ua vërtetoj që jam në krye të detyrës. Gjithë udhëzimet që vijnë nga ministria e Shëndetësisë po ndiqen për koronavirusin në spitalin e Kavajës. Aktualisht këtu është një situatë virale e kohës, spitali i Kavajës është në krye të detyrës. Spitali i Kavajës karantinë? Unë i referohem udhëzimeve të ministrisë së shëndetësisë, nuk ka sjellë asnjë urdhër. Nuk mund të flas si një njeri që aludon, flas gjërat reale dhe është fakt që s'ka asnjë urdhër. Nuk merrem me aludime", tha Daiu në një lidhje për Report Tv. 

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili duke iu referuar raportimeve nga qytetari dixhital (anonim), tha se Ministria e Shëndetësisë karantinën për rastet e dyshuara si të prekur me koronavirus, e ka ngritur në Spitalin e Kavajës. Sipas tij kjo do të përbënte skandal pasi është zonë e banuar. Akuzat e shpërndara në rrjetet sociale u përgënjeshtruan nga Instituti i Shëndetit Publik dhe vetë ministrja Ogerta Manastirliu, që thanë se karantina spitalore nuk është në Kavajë por se aktualisht në kushtet kur vendi ka risk të ulët për infektimin nga koronavirusi, emri i spitalit nuk  do të bëhet ende publik.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 25/02/2020 19:37

    Pse se fusin ne burg kete hajdutin

    Përgjigju
  • Peter: 25/02/2020 18:12

    Pse duhet shpernda parlamenti apo i ka marre malli per te fyer e per te share opoziten e lirushit? Kushtetuta e thot more e bukur ne cfare rastesh shperndahet parlamenti.Duket se presidenti jone eshte marrosur nga frika,por nje skrapaliu dikur shume trim nuk i shkon per shtat kjo.Gjithsesi beji llogarit mire president para se te marresh rrugen per Rec. Pse verboheni syshe mo politikan sapo e djathta apo e majta bejne gjera te mira per kete vend ?Mbeshtetja nga SHBA dhe nderkombetaret per vendin tone duhet te na kenaqe jo te filloj terbimi nga ju

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?