Jan Koum, bashkëthemeluesi i WhatsApp

Tirana

Jep dorëheqjen Jan Koum bashkëthemeluesi i WhatsApp

1 Maj 2018, 22:59| Përditesimi: 1 Maj 2018, 23:03

  • Share

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i WhatsApp, Jan Koum do të heqë dorë nga aplikacioni më i njohur i komunikimit, për t’u angazhuar me  projekte të tjera jashtë teknologjisë.

Koum njihet për kundërshtimin e Facebook për të përdorur të dhënat personale të WhatsApp dhe për të reduktuar standardet e kompanisë për enkriptimin. “Ka kaluar pothuajse një dekadë që kur Brian Acton dhe unë kemi filluar WhatsApp-in dhe ka qenë një udhëtim mahnitës me disa nga njerëzit më të mirë por është koha për mua të ndaloj këtu.

Ekipi është më i fortë se kurrë dhe do të vazhdojë të bëjë gjëra të mahnitshme … Dhe unë do të jem ende i lumtur për WhatsApp, por nga jashtë”.

Brian Acton dhe Koum, themeluan së bashku WhatsApp në vitin 2009, përpara se t’ia shisnin atë Facebook-ut në 2014 për 19 miliardë dollarë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?