Klement Zguri, kryetari në detyrë i KQZ-së ka paraqitur dorëheqjen në Kuvend. Report Tv mëson se dorëheqjen e ka dorëzuar edhe Ilir Rusmali, i cili ka qenë këshilltari i tij. Ilir Rusmali kandidon për KQZ-së e re, që pritet të ngrihet për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Zguri në letrën e dorëheqjes së tij ka kërkuar angazhim maksimal për ngritjen e strukturave të reja të KQZ-së pasi koha nuk pret dhe se ajo ka nevojë për një drejtim një orë e më parë. Zguri thekson se pavarësisht se ka nisur puna për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese ende nuk ka një datë të saktë se kur do të zgjidhen anëtarët e KQZ-së.
Zguri u emërua në krye të KQZ-së pas marrëveshjes së 17 majit 2017 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha dhe i mandati i mbaronte më 3 nëntor të këtij viti.
Ik o zgur se mjaft tallen te ndenjurat me ty. Tani e ka radhen leferijalleshit e librazhdit te taos.
Përgjigju