Ilir Zela dhe Tomi Frashëri

Kronikë

Jep dorëheqjen kreu i AKEP-it, zbulohet emri i ri që do të emërohet

10 Dhjetor 2019, 17:23| Përditesimi: 11 Dhjetor 2019, 13:14

  • Share

TIRANE- Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen duke u larguar për arsye personale nga detyra.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar ka miratuar vendimin që i kërkon Kuvendit lirimin nga detyra të Zelës, ndërsa në vendin e tij është propozuar Tomi Frashëri.

Dorëheqjen e ka bërë me dije edhe vetë Zeli, i cili përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP.”-thuhet në letrën e Zelës.

 

 

Më parë, Tomi Frashëri ka mbajtur postin e shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama.

Vendimi i lirimit te Ilir Zeles

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?