Japin dorëheqjen kryebashkiakët socialistë të Beratit, Matit dhe Tepelenës; Ervin Demo, Agron Malaj dhe Tërmet Peçi.
Agron Malaj ka dorëzuar kërkesën ditën e sotme (11 mars), teksa nesër mblidhet Këshilli Bashkiak për miratimin e saj.
Malaj ka qenë një nga emrat potencialë për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Report Tv ka siguruar letrën e dorëheqjes së kreut të Bashkisë Mat. Mbledhja do të zhillohet nesër (12 mars) në porën 10:00 në bashkinë e Matit dhe do të ketë në rend të ditës "miratimin e kërkesës për dorëheqje të Malajt" dhe "zgjedhjen e nënkryetarit të bashkisë për vijimin e detyrave".
Po sot është dorëhequr edhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, prej disa mandatesh në krye të institucionit lokal dhe pritet të jetë në listën e qarkut Gjirokastër.
Një nga emrat e përfolur për deputet nga radhët e kryebashkiakëve është edhe Ervin Demo në Berat, njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut, që automatikisht përfshihet edhe në listat e mbyllura. Demo e ka dhënë dorëheqjen pasditen e sotme, ai pohoi për Report Tv se do jetë në listat e kandidatëve për deputetë.
Kurse kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, e kontaktuar nga Report TV, tha se “do vazhdojë detyrën e saj si kryebashkiake dhe nuk do garojë për deputete”.
Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda e Republikës, Agron Malaj nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.
Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth. Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste. Prej vitit 2019 mban detyrën si kryebashkiak i Matit në dy mandate.
Komente

Rama eshte kryetar partie normal ai do te bëjë formacionin e lojes sikur Silvinjo qe ben formacionin ne mars , pra secila skuader nxjerr lojtaret me te forte ne fushe qe mendon trajnerii ne Kete rast e vendos Rama.
PërgjigjuCa esht fiksu me ket gardistin e 21 janarit se kuptoj! Kryetar bashkie deputet
Përgjigjubo bo cfare jeni fiksuar kaq shume me 21 janarin edhe ju te kamzes apo e ndjeni veten te fyer nga grushti i tedit
....nderi lahet me nder
Llumi shoqerise per deputet. Fundja kta jane dhe vete perfaqesimi shoqerise
PërgjigjuAta jane njerez qe kane punuar. Ik shiko sot Tepelenen, Matin dhe Beratin i vlereson gjithe bota plot me turista. Vetem ju barbaret helm nga mendja sikur ju ka pjell Sala.
Ervin Demo plagjatura. Kur të jetë deputet do i hapet çështja e super vjedhjeve në bashkinë e Beratit. Veç hajdut e kriminela këta kandidatët që përzgjedh Edvini
PërgjigjuKy boti ka hotel La Brissa në Dhërmi sa me e dit
PërgjigjuDhe ai tjetri i dënuar për kiltivim hadhashi nga Gjykata e Krimeve te renda
Oh ky i 21 janarit qe nga armik u be mik. Skam pare shume komente per këtë rast nga mediat e pavarura.
Përgjigju