Zef Gjoka

Politikë

Jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Lezhë, Zef Gjoka

3 Dhjetor 2021, 11:10| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 12:24

  • Share

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lezhë, Zef Gjoka është dorëhequr nga ky post.Sipas burimeve prej disa javesh Gjoka ja ka paraqitur dorëheqjen Partisë Demokratike në qendër.

Ende nuk dihet se cili ka qënë motivacioni që ka shtyrë këtë akt, pak para dy kuvendeve që kjo forcë politike do mbajë me datat 11 dhe 18 dhjetor. Ndërsa në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës.

Zef Gjoka  u zgjodh në krye të degës së PD-së në Lezhë në vitin 2018, ndërsa më parë  ka qenë dhe deputet i kësaj force politike si dhe i 5 në listen e kandidateve në zgjedhjet e 25-prillit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?