Vendimi i senatit akademik të Universitetit të Korçës që mban datën 23 qershor për ta kthyer në një filial të Universitetit të Tiranës ka shkaktuar debat të madh.
Sot senati akademik u mblodh sërish për ta ridiskutuar dhe mësohet se ka pasur mjaft debate, madje gjatë kësaj mbledhjeje rektori i Universitetit të Korçës, tha se do të jepte dorëheqjen por më pas u intepretua si deklaratë emoncionale.
Edhe dekani Gjergji Mero duke komentuar situatën e ndodhur sot më mbledhjen e senatit Akadmeik në universitetin e Korçës pranoi se rektori ka folur për dorëheqje por kjo deklaratë u bë në momente emocionale, dhe se ai vazhdon të jetë ende në detyre pasi këtë gjë ia kërkuan edhe ata.
"Pati një mbledhje senati për ta ridiskutuar sepse nga asambletë akademike kishte pasur kundërshtime. Rektori e inicoi këtë takim. Aty pati disa kundërshtime ku disa nga anëtarët kanë përdorur edhe gjuhë jashtë etikës dhe rektori u nxeh dhe tha unë largohem fare e jap dorëheqjen. Ishte moment emocional. Ne të senatit i kemi kërkuar të vijojë detyrën pasi ka bërë shumë punë në këtë universitet" tha Mero.
Vendimi i 23 qershorit u zhbë dhe u vendos që të diskutohej me asambletë akademike. Më pas u vendos që nisma të diskutohej një herë tjetër.
"Ashtu siç jeni vënë në dijeni këto 24 orët e fundit nga diskutimet që janë bërë publike në media dhe në rrjete sociale, Senati Akedemik i UNIKO ndërmori një nismë për hartuar një strategji për kapërcimin e sfidave që e presin, nëpërmjet fillimit të procedurave dhe koordinimin e kritereve të bashkimit me Universitetin e Tiranës.
Pas një diskutimi më të gjerë në nivel njësie qendrore dhe njësie baze, kjo nismë do të rishqyrtohet në mbledhjet e ardhshme të organeve vendimmarrëse të Universitetit, te cilat do të dalin me një vendim përfundimar.
Ndërkohë, Universiteti « Fan S. Noli » vijon të jetë një institucion i arsimit të lartë në funksion të plotë të të gjitha detyrave dhe rolit te tij. Senati Akademik, Bordi i Administrimit, Rektori, Rektorati dhe Dekanatet e tij vijojne punen e tyre normale ne te mire te veprimtarise akademike, si nje insitucion i arsimit te larte qe permbush cdo pritshmeri dhe detyrim moral dhe akademik ndaj studenteve aktuale dhe atyre qe do ta zgjedhin ne vitet e ardhshme akademike."
Universitetet në rrethe, përfshirë atë të Korçës prej vitesh përballen me rënie të ndjeshme të numrit të studentëve e për pasojë mbylljen e disa degëve të studimit në fakultetin e Shkencave dhe Gjuhet e Huaja. Në Korçë aktualisht studiojnë 3 mijë studentë, ose 20 për qind më pak se një vit më parë.
Universiteti Fan Noli si i vatër sigurimsave sot
Përgjigjule te vene rektor ate kacatorin Artur Adilin. vazhdon cirku nderkohe qe ehste humbje kohe per kalamajte e korces te bejne ate universitet(universitet i thencin)
PërgjigjuMe ne fund dikush qe di te shprehi mendimet dhe te japi doreheqjen ne shqiperi!!!!!! Te tjeret duan mandatin e peste derisa ti kapi fiksi.
PërgjigjuS'ka studentë ka rra ryshfeti për tokë sbojnë më pare
Përgjigju