Vilma Premti dhe Vali Bizhga

Politikë

Jep dorëheqjen shefja e kabinetit të kryeministrit Rama! Zëvendësohet nga Vilma Premti, e besuara e Holta Zaçajt në GJK

30 Shtator, 17:40| Përditesimi: 30 Shtator, 18:28

  • Share

Burime për Report tv bëjnë me dije se shefja e kabinetit të kryeministrit Edi Rama, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen.

Ajo është zëvendësuar në detyrën e shefes së kabinitetit të kreut të qeverisë nga Vilma Premti, më herët shefe e kabinetit të Holta Zaçajt, kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Bizhga ka qëndruar pranë administratës së Edi Ramës që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ajo ka mbajtur një profil të ulët publik, ndërsa është konsideruar krahu i djathtë i kryeministrit.

Ajo mori postin e drejtoreshës së kabinetit të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Në atë kohë, siç e zbuloi vetë Rama, Bizhga kishte kaluar një betejë të vështirë me kancerin, por kishte arritur ta fitonte atë.

Sa i përket Vilma Premtit, ajo prej shkurtit të vitit 2022 deri në vitin 2023, ka qenë Drejtore e Kabinetit të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. 

Ndërsa nga viti 2023 deri në vitin 2025, Vilma Premti ka qenë shefe e kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

K.M/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Suksese: 30/09/2025 20:27

    Suksese per zonjen Vilma Premti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?