Ekonomi

Jep kredi e mbledh kursime! Banka Shqiptare e Zhvillimit, 51% e aksioneve të shtetit! Kush përfiton

12 Mars, 16:03| Përditesimi: 12 Mars, 19:01

  • Share

Brenda vitit 2026, dritarja e re e financimit por edhe e kursimit do të jetë edhe ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, një shoqëri aksionere me kapital 51% shtetëror.

Në mbledhjen e fundit të komisionit të Ekonomisë për këtë legjislaturë parlamentare u shqyrtua projektligji për ngritjen e bankës së zhvillimit.

Në fokus të këtij institucioni financiar do të jetë dhënia e kredisë për sektorët e nënfinancuar, nga bujqësia biznesi i vogël e i mesëm, start-up, sipërmarrjet e prodhimit, apo projektet me rëndësi për zhvillimin ekonomik. Kredi do të marrin edhe qytetarët që aktualisht janë të nënfinancuar.

“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një qasje të kufizuar në financim. Krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit përbën një hap kyç në krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm për financimin e sektorëve strategjik të ekonomisë. Qëllimi kryesor i bankës është të rrisë qasjen në financë të sektorëve të nën financuar duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, eksportet dhe projektet strategjike me ndikim ekonomik”, u shpreh Delina Ibrahimaj ministre për sipërmarrjen.

Edhe pse në parim opozita e shikon si ‘lëvizje’ të mirë hapjen e kësaj banke, votën e dha kundër me argumentet që u listuan nga deputetja Jorida Tabaku.

“Është instrument i shtuar në duart e qeverisë, që do përdoret si ligji i investimeve strategjike, si korporata e investime etj. Madje do financohen PPP-të pa fizibilitet”, tha Tabaku.

Kapitali fillestar i bankës do të jetë 10 miliardë lekë, dhe kredia që do jepet si për qytetarët edhe bizneset do të jetë me kushte dhe interesa të buta. Tjetër përgjegjësi e bankës do të jetë edhe mbledhja e kursimeve vetëm të qytetarëve, jo të bizneseve me interesa që nuk do të konkurrojnë bankat tregtare.

Ky projektligj kaloi këtë të mërkurë në të gjitha komisionet parlamentare dhe pritet të marrë vulën përfundimtare në seancën plenare të së hënës 17 mars.

G.M./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?