Postimi i kryeministrit Rama, për 'yjet e fatit' dhe Shqipërinë në BE

Politikë

‘Jepi krahë fatit europian të Shqipërisë, voto 5!’ Rama ‘lexon dorën’ me simbiologji, me ‘yjet e fatit’ të rreshtuara për BE-në dhe trekëndëshin e artë: Mendje, llogjikë, dëshirë

7 Prill, 16:08| Përditesimi: 7 Prill, 16:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot një prej serive të tij të fushatës elektorale nëpërmjet simbiologjisë dhe gjuhës së vjetër të shenjave apo leximit të “fatit në dorë”, duke personifikuar mundësinë e artë që i ka ardhur Shqipërisë për anëtarësimin më 2030 në Bashkimin Evropian.

Në atë që ai e quan ndryshe edhe “rreshtimi i yjeve të fatit për Shqipërinë”, kreu i PS-së postoi sot në llogarinë personale në rrjetin social Facebook një mesazh të shoqëruar me një dorë lu radhiteshin të gjithë planetet e sistemit tonë diellor.

“VOTO 5, jepi krahë më 11 maj Fatit Europian të Shqipërisë, bashkohu me mua dhe Partinë Socialiste, përtej çdo dasie e dallimi, të gjithë për flamurin kuqezi në Bashkimin Europian!”, shkruan kreu i mazhorancës.

Teksa pas numrit ‘5’ ka vendosur edhe një zemër. Kurse në pëllëmbën e dorës së bardhë një flutur kuqezi që simbolizon Shqipërinë. Përshkruan me gjuhën e simbiologjisë dhe kozmologjisë planetet me kuptimin e tyre, me Diellin si qendra e jetës, por edhe filozofitë e saj si: Mendja, Dëshira dhe Llogjika, një ‘trekëndësh i artë’ që sipas kryeministrit të çon te numri ‘5’ për 11 majin.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?