'Jepini fund keqtrajtimit të tenistit', Aleksandër Vuçiç ndërhyn për çështjen e Djokovic! Çështja kthehet politike

6 Janar 2022, 11:10| Përditesimi: 6 Janar 2022, 11:25

  • Share

Ndalimi i tenistik Novak Djokovic për të marrë pjesë në ‘Austrlia Open’ është kthyer në çështje politike. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje Australisë që ‘keqtrajtimi i sportistit të marrë fund në një kohë sa më të shkurtër’.

Djokoviç, numri 1 i tenisit në botë, po qëndron në një hotel afër aeroportit të Melburnit, pasi Australia i refuzoi hyrjen pavarësisht dokumentit që serbi kishte paraqitur ku pretendonte se kishte reaksion nga vaksinat e COVID-19. Çështja e Djokovic bëri bujë, pasi në disa media u publikua lajmi se për sportistit do të kishte një trajtim ndryshe pavarësisht se ishte i pavaksinuar. Për rrjedhojë shumë australianë ngritën zërin dhe për këtë iu desh të fliste edhe kryeministrit të vendit Sccot Morrison, i cili siguroi se për Djokovic nuk do kishte asnjë trajnerim special.

Ndërkohë babai i sportistit, Srdjan Djokovic, është shprehur se ‘djalin e tij po e mbajnë në një dhomë ku askush nuk lejohet të hyjë dhe po ruhet nga dy policë’. Kësisoj Djokovic është shndërruar në heroin e atyre personave që refuzojnë të vaksinohen kudo në botë, një rol që edhe vetë sportistit i ka pëlqyer.

Gjithsesi shpresa që Djokovic të marrë pjesë në ‘Autralian Open’ ende nuk është shuar, pasi avokatët e tij po punojnë për këtë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?