Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për dietologen e arrestuar 3 ditë më parë, Silvana Balliu. Gjatë seancës, 41 vjeçarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ndërsa avokati mbrojtës, Jordan Daci, kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim dhe veprime që mbulojnë zbulimin e së vërtetës.
41-vjeçarja Balliu, hiqej si dietologe dhe u jepte klientëve të saj dieta të rreme të cilat kushtonin nga 150 euro deri në 300 euro. Policia u vu në lëvizje për arrestimin e Balliut, pasi denoncimeve të disa qytetarëve pasi u sëmurën nga dietat.
Balliu e arrestuar, nuk ishte e specializuar për dhënien e dietave dhe nuk e kishte të regjistruar subjektin që e administronte në zonën e “Brrylit” në Tiranë, përmes së cilit merrte fitimin që nuk e deklaronte. Ajo, jashtë çdo norme, arrinte të përpilonte dieta të personalizuara, për persona që kërkonin të humbnin në peshë. Report Tv mësoi se 41-vjeçarja jo vetëm që nuk kishte lidhje me dietat, por me profesion ishte gazetare.
Gruaja, gjatë operacionit të policisë, fshiu të gjitha bisedat me klientët e saj në numrat e kontaktit dhe në rrjetet sociale, çfarë i shtoi asaj edhe një tjetër vepër penale, atë të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Silvana Balliu, reklamonte punën e saj si dietologe edhe përmes rrjeteve sociale, të cilat nuk aktualisht nuk janë më aktive.
Si,nuk paska ndonje //diete// kunder <<stresit>> qe t'a perdore per vete kjo <<aktorja>>/<<dietologia>>/gazetarja??!!Arrest shtepi eshte O.K.,por kjo duhej te provonte dieten e burgut thjesht per kete aktrim para gjykatesve.
Përgjigju