TIRANË- I akuzuar për prishje provash kundrejt shpërblimeve të afruar nga Erjon Alibej, Gjykata Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dënoi me 3 vite e 6 muaj, burg ish oficerin e policisë të Elbasanit, Leonard Palushin. Ai gjithashtu nuk do të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite, sikurse i është konfiskuar makina që dyshohet se e përfitoi si shpërblim nga Alibej në këmbim të shërbimeve ndaj tij. Palushi akuzohet për korrupsion pasiv, tjetërsimin e provave të vrasjes së Emiljano Ramazanit, i shtyrë nga Erjon Alibej me qëllim për të ndjekur penalisht persona të pafajshëm dhe për t’ju kundërvënë grupit të Talo Çelës.
Palushi u arrestua gjatë operacionit të SPAK, 'Golden Bullet' në 19 maj të vitit të kaluar. Leonard Palushi, i cili ka qenë efektiv në Elbasan, kur ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit të Hetimit të Krimeve, në vitin 2020, ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt. Më pas në vijimësi ka kryer, veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie në mbështetje të Erjon Alibejt.
Pas përfundimit të hetimeve të SPAK, është provuar se Palushi ka marrë më 23 qershor nga i hetuari Erjon Alibej, një makinë tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qënë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vërtetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës një shtetas të njohur të tij.
Sipas hetimeve, Palushi ka mbështetur të hetuarin Erjon Alibej, pasi në rolin e punonjësit të policisë e ka takuar vazhdimisht, takime këto për të cilat eprorët e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Nga hetimet, ka rezultuar se në datën 27 korrik të 2020, me kërkesë të Erjon Alibejt, efektivi Leonard Palushi ka dhënë informacione mbi vendodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Alibejt, të krijohej konflikt midis dy grupeve.
Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhi në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.
Policia e shtetit: organizata kriminale kupole e te gjitha organizatave kriminale te vendit.
PërgjigjuDenim qesharak. Per korrupsion tre vjet eshte minimumi. Ky ka kryer edhe vepra tjera te prishjes se provave, shperdorimit te detyres dhe heqjes se padrejte te lirise per personin qe u fut kot ne burg per shkak te sabotimit te hetimeve nga ky. Ka ere korrupsioni nga spak.
PërgjigjuDrejtesi alla shqiptarce!!! Nuk mjafton ti ngresh rrogat per ti mbajt ne Shqiperi shqiptaret,kur shef qe police te ketij rrangu vihen ne sherbim te krimit,prokurore,gjyqtare,mjeke,ministra,politikane e lloj kusaresh te administrates publike te korruptuar, dhe marrin denime qesharakecsi ky i fundit,deshira per tia mbath larg,veç se rritet!!
100% dakort me ty. Minimumi duhet te denohej 7 vite. Ka vepruar si kriminel ne sherbim te krimineleve. Nuk duhej ti konfiskohej vetem makina, por ti behej nje analize e thelle financiare dhe ti konfiskihej cdo qindarke e tepert. E di qe ish Drejtori i Policise Vlore Jaeld Çela ka dale prej kohesh nga burgu? E di qe jeton ne luks te komuna e parisit? E di qe ka komshi ish prokurorin e koruptuar qe e hetoi Besim Hajdarmata? E di qe te i njejti pallat jane mbledhur te gjithe ish shefa policie te koruptuar, ish prokudore te hequr nga vetingu etj etj. A quhen keta bande e strukturuar kriminale? A hezitojne ata ti marrin jeten kujtdo qe ju afrohet? A e kane kete pushtet? Si mendon ti? Spaku spaku dhe na ndriti spaku.
Jemi ne shqiperi duhet tjesh i gzuar qe i vun vulen qe esht i korruptum tpakten se her tjera e kishe po pune aty duke pa me vra nai njeri tjeter me spiunimet qe bente